Ministri i Mbrojtjes Nikos Dendias: Turqia po zgjeron pretendimet ndaj Greqisë

Ministri i Mbrojtjes Nikos Dendias: Turqia po zgjeron pretendimet ndaj Greqisë

Rexhep Tajip Erdogan dhe Nikos Dendias

Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, theksoi gjatë një fjalimi në konferencën "Era post-juntë, 1974-2024: 50 vjet të politikës së jashtme greke" se Turqia po zgjeron gradualisht pretendimet e saj ndaj Greqisë.

Ai nënvizoi se, megjithëse dialogu me Turqinë është i nevojshëm, pozitat e papranueshme të Turqisë, si kërcënimi me casus belli (shkak për luftë), duhet të refuzohen gjithmonë.

Dendias e cilësoi përpjekjen e Ankarasë për të krijuar një marrëdhënie më të ngushtë me qeverinë egjiptiane të Mohammad Morsit si një tentativë për të izoluar Greqinë në det. Kjo politikë, sipas tij, u pasua nga memorandumi detar i nënshkruar me Libinë.

Ai theksoi se marrëveshja e Greqisë me Egjiptin, nën drejtimin e presidentit Abdel Fattah el-Sisi, ishte një kompromis i frytshëm për të dyja palët dhe një përgjigje e fortë ndaj pretendimeve të Turqisë për mungesën e seriozitetit nga ana e Greqisë.

Për Greqinë dhe Turqinë, çështja e kufijve detarë dhe e platformave nëndetare në Egje mbetet një mosmarrëveshje e thellë dhe e pazgjidhur.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar