Ministri i Jashtëm rumun: BE të çelë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë

Ministri i Jashtëm rumun: BE të çelë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë

Teodor Melescanu, ministër i Jashtëm i Rumanisë

Ministri i Jashtëm i Rumanisë, Teodor Melescanu, vend që mban kryesinë e radhës në BE, shprehet se duam që Shqipëria e Maqedonia të marrin një ftesë të qartë për hapjen e negociatave. “Ballkani Perëndimor do të jetë në axhendën e takimit të ministrave të Jashtëm të BE më 31 janar në Bukuresht”, u shpreh ministri i Jashtëm rumun, Teodor Melescanu, vend që mban presidencën e BE, në një intervistë për Deutsche Wellen dhe radion Digi FM të hënën se “këtë prioritet e kemi marrë nga presidencat e mëparshme të BE, sidomos nga Bullgaria dhe Austria”.

Ai tha se "po planifikojmë së afërmi të flasim për këtë, përfshirë edhe takimin më 31 janar në Bukuresht, fillimisht mes nesh, vendeve anëtare dhe pastaj më vonë do të ftojmë në dialog të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”.

“Pozicioni ynë kombëtar është mbështetja e përshpejtimit të negociatave me Serbinë dhe Malin e Zi në drejtim të anëtarësimit në BE, hapja e kapitujve të rinj për negociim. Ne dëshirojmë, – dhe ky do të jetë propozimi im – që ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (ose që nga ky moment Maqedonia Veriore) dhe Shqipëria të marrin një ftesë të qartë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian".

Ministri i Jashtëm rumun, Melescanu thekson se, “na mbeten dy vende në Ballkan, Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova, që janë në një fazë fillestare, me ta ne do të jemi gati të flasim dhe të shohim si mund të mbështeten përpjekjet e tyre europiane, nëse kjo është ajo që ato dëshirojnë në nivel qeverish dhe shtetesh në fjalë”./DW/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë