
“Lufta e Rusisë me Perëndimin nuk është më hibride, por pothuajse reale”. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një konferencë për shtyp nga Afrika e Jugut. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia Ria Novosti .
Sipas Lavrov, autoritetet ukrainase "duhet të kuptojnë se sa më gjatë të refuzojnë negociatat, aq më e vështirë do të jetë gjetja e një zgjidhjeje" për luftën.
“Ne nuk i refuzojmë negociatat”, shtoi Lavrov.
Lajmi kryesor:
BE: 500 mln euro të tjera ndihmë ushtarake për Kievin! Gjermania jep ‘dritën jeshile’ që të dërgojë përmes Polonisë tanket ‘Leopard’ në Ukrainë! Kremlini: S’ka kushte për negociata









