Ministri i Jashtëm Rus Sergei Lavrov: Rusia 'e gatshme' për të prishur marrëdhëniet me BE nëse vendosen sanksionet

Rusia, është e vendosur të ndërpresë lidhjet me BE nëse unioni është i vendosur të vazhdojë me sanksionet mbi burgimin e Alexei Navalny. Diplomati i lartë rus u shpreh se me sjellje të tilla BE tregon se unioni dëshiron të shkëpusë marrëdhëniet me Perëndimin. Komentet e Lavrov vijnë pas bisedimeve të tensionuara javën e kaluar me diplomatin e lartë të BE. Joseph Borrell  në Moskë

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha se Rusia ishte e përgatitur të prishte marrëdhëniet me Bashkimin Evropian nëse vazhdohet me sanksionet e planifikuara.

Sergey u pyet: "A po shkojmë drejt një shkëputjeje me BE?" 

"Ne vazhdojmë të thëmi se jemi gati për një gjë të tillë. Në rast se shohim sanksione të vendosura në disa sektorë që krijojnë rreziqe për ekonominë tonë në sferat më të ndjeshme. Ne nuk duam ta izolojmë veten nga pjesa tjetër e globit, por duhet të jemi të gatshëm për këtë. Nëse doni paqe, atëherë përgatituni për luftë," tha ai.

Deklaratat ministri i jashtëm rus, u pasuan nga ato të përfaqësuesit të përhershëm rus në BE, Vladimir Chizhov, i cili deklaroi se bisedimet Rusi-BE do të vazhdonin dhe se deklaratat e Lavrov ishin zmadhuar nga mediat. 

Deklaratat e diplomatëve rus erdhën si përgjigje ndaj deklaratave të shefit të politikës së jashtme të BE-së Joseph Borrell se ai besonte se Rusia donte të shkëputej nga Evropa.

"Qeveria ruse po ndjek një rrugë autoritare shqetësuese. Duket se pothuajse nuk ka vend për zhvillimin e alternativave demokratike ... ata janë të pamëshirshëm në shtypjen e çdo përpjekjeje të tillë," i tha ai Parlamentit Evropian.

Vërejtjet e Borrell, të mbështetura nga Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, tregojnë  se BE do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Moskës pas viteve të përpjekjeve të vazhdueshme për krijimin e lidhjeve të mira.  BE ka lënë të kuptohet  se do të vendosë sanksione të reja kundër Moskës lidhur me ndalimin e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny dhe një goditje ndaj protestuesve në Rusi.

Sipas disa raporteve, BE planifikon të vendosë ndalime të udhëtimit dhe ngrirje të pasurive mbi aleatët e Presidentit rus Vladimir Putin, pasi Franca dhe Gjermania dhanë dritën jeshile.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë