Ministri i Mbrojtjes: Projekt 18 mln euro me SHBA për mbrojtjen nga sulmet kibernetike! Bizneset gjoba deri në dhjetra mijëra euro me kriptomonedha

 

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë me dije se, bashkë me SHBA, po punohet për një projekt prej 18 mln euro për mbrojtjen nga sulmet kibernetike. Në Komisionin e Sigurisë, Peleshi tha se vendi ynë është shumë i rrezikuar nga të tilla sulme, duke theksuar se do të ngrihet njësia ushtarake e mbrojtjes kibernetike. Ai shtoi se informacione që disa kompani private që kanë rënë pre e sulmit kibernetik kanë paguar gjoba deri në dhjetëra mijëra euro me kriptomonedha.

Sipas Peleshit sfidë mbetet gjetja e ekspertëve për shkak se vendi ynë nuk i siguron dot nivelin e pagave në raport me çmimet konkurruese në treg. Për këtë Peleshi tha se ka biseduar me kryeministrin Edi Rama për të ofruar bonuese speciale.

"Ne mbase na duket sikur kjo është shumë futuriste, por e vërteta është që as unë nuk e dija ballafaqimin me sulme kibernetike që vendi ynë ka. Ne jemi ende modestë në mbrojtjen kibernetike, duke filluar nga privatë, por dhe institucionet shtetërore. Sulmet janë të përditshme. Ne kemi një projekt me SHBA që kap shifrën 18 mln euro, nuk është nga buxheti ynë, por projekt i përbashkët me zyrën e  bashkëpunimit për mbrojtje të SHBA. Do të do të ngremë njësinë ushtarake të mbrojtjes kibernetike. Kemi rekrutuar 6 punonjësit e parë, por duhet t'i trefishojmë. Jemi në sfidën si të rrisim kapacitete tona njerëzore, si të gjejmë ekspertë ndërkohë që tregu i kërkon shumë më shtrenjtë se niveli jonë i pagave. Kemi rënë dakord për bonuese të veçanta. Do bëjmë propozime për bonuse speciale që të jemi konkurrues me tregun. Ne na mungon një institucion që bën politikat e mbrojtjes kibernetike kombëtare. Kemi një agjenci, pro që nuk bën politika, certifikon standardet. Nga bisedat që kemi bërë me kryeministrin, po shqyrtojmë mundësinë që Ministria e Mbrojtjes të hartojë politika standarde t mbrojtjes kibernetike rregullore për të gjithë aktorët në vend, institucionet. Më pas një strukturë bën certifikimin e tyre. Janë disa kompani private që janë goditur dhe mbrojtja kibernetike është nevojë e të sotmes. Kam marrë informacion edhe nga inteligjenca për disa kompani private që kanë paguar dhjetëra mijëra euro gjoba me kriptomonedha. Ne po mundohemi të bëjmë rolin tonë këtu.  Ne do të shkojmë 96% në realizim. Nuk është e kënaqshme për mua. Ajo që duam të përmirësojmë në vitin në vijim është që të mos buxhetojmë asnjë projekt të padetajuar. Tradicionalisht e kemi bërë gabimin që parashikojmë projekte të padetajuara", the Peleshi.


Lajmi kryesor:

Komisioni i Sigurisë, Ministri i Mbrojtjes: 2.1 mld lekë për emergjencat civile, 30% rritje page për personelin e FA! Projekt 18 mln euro për mbrojtjen nga sulmet kibernetike


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë