Ministri i Mbrojtjes së Kosovës: Ushtria serbe me 48 baza operacionale në vijën kufitare, rrezik real për ne

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës: Ushtria serbe me 48 baza operacionale në vijën kufitare, rrezik real për ne

Ushtarë të FSK

Armatimi i Serbisë nga Kina dhe Rusia dhe prezenca e 48 bazave operacionale të ushtrisë serbe përgjatë vijës kufitare me Kosovën përbën një rrezik real për Prishtinën zyrtare.

Kështu u shpreh ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i cili theksoi se Kosova qëndron afër anëtarësimit në NATO mirëpo problemi mbetet politik që lidhet me mosnjohjen e Kosovës nga disa prej vendeve anëtare.

“Prezenca ushtarake e ushtrisë së Serbisë në jug të territorit të Serbisë dhe prezenca e 48 bazave të përparme operacionale të ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe përgjatë vijës kufitare me Republikën e Kosovës duke i shtuar kësaj edhe bazamentin që është qasja hegjemoniste dhe agresive politike e Republikës së Serbisë në raport me Republikën e Kosovës, ky rrezik është real dhe vlerësojmë që përderisa Serbia vazhdon militarizimin, blerjet e sistemeve dhe armatimit nga Rusia dhe Kina dhe përderisa rrit kapacitetet ushtarake dhe sidomos ato në kufi me vendin tonë, ky rrezik është real dhe vlerëson që vendi ynë do ta trajtojë me të vërtetë si një rrezik real,” thotë Maqedonci.

Mes të tjerash, Macedonci ka thënë se grupi serb që kreu sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë ka përdorur armatim dhe të prodhuar në fabrikat shtetërore të Serbisë.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur