Ministri i Mjedisit në Beograd:Rrisim
burimet e rinovueshme të energjisë
Ministri i Mjedisiti Lefter Koka ka marrë pjesë sot në Konferencë Ndërkombëtare Mjedisore me temë “Ndryshimet klimatike dhe ekonomia e gjelbër” që u zhvilluar në kryeqytetin e Serbisë, në Beograd.
BEOGRAD - Ministri i Mjedisiti Lefter Koka ka marrë pjesë sot në Konferencë Ndërkombëtare Mjedisore me temë “Ndryshimet klimatike dhe ekonomia e gjelbër” që u zhvilluar në kryeqytetin e Serbisë, në Beograd. Ministri Koka ka shprehur në këtë konferencë angazhimin për të rritur burimet e rinovueshme të energjisë me 35%, deri në vitin 2020 dhe efiçencën e energjisë me 9% deri në vitin 2018.
Ministri Koka theksoi se çështja e ndryshimeve klimatike, përbën sot një temë prioritare në axhendën globale mjedisore. Duke iu referuar konkretisht Shqipërisë, Ministri Koka tha ndër të tjera se “Republika e Shqipërisë, me synim zhvillimin drejt ekonomisë së gjelbërt, ka mbështetur qëndrimin e vendeve të BE-së, ndaj Konventës së Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike, duke u angazhuar në marrjen e masave për përcaktimin e objektivit kombëtar për reduktimin e gazeve serrë deri në vitin 2020, për rritjen burimeve të rinovueshme të energjisë me 35%, deri në vitin 2020; për rritjen e efiçencës së energjisë me 9% deri në vitin 2018”.
Ministri Koka bëri me dije se Ministria e Mjedisit e Shqipërisë, në bashkëpunim me partnerët e rëndësishëm si BE, Banka Botërore, GIZ, UNDP, UNEP, institucione e donatorë të tjerë ndërkombëtarë janë duke zbatuar disa projekte për ndryshimet klimatike, që synojnë nxitjen dhe progresin drejt një ekonomie të gjelbër.
“Tashmë Shqipëria ka hartuar dy dokumente të rëndësishëm, Komunikimin e Parë dhe të Dytë Kombëtar për ndryshimet klimatike si dhe është në proces të përfundimit të Komunikimit të Tretë Kombëtar të Shqipërisë, që synon një gjithëpërfshirje dhe bashkëpunim të sektorëve të energjisë, industrisë, bujqësisë, pyjeve, mbetjeve, transportit.”- tha ministri Koka.
Në Konferencën Ndërkombëtare të organizuar në kuadër të Rrjetit për Zhvillimin e qëndrueshëm në Kombet e Bashkuara në datat 19 dhe 20 nëntor, merrnin pjesë nezana Bogosavljevi-Bošković, Ministre e Bujqësisë dhe Mjedisit të Serbisë; Branimir Gvozdenović, Ministër i Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit të Malit të Zi; Vuk Jeremić, Drejtues i CIRSD; Prof. Jeffrey Sachs, Columbia University; dhe përfaqësues nga vende të tjera të rajonit dhe botës të fushës së mjedisit.
Konferenca synon rritjen e ndërgjegjësimit të vendimmarrësve dhe të opinionit publik për zhvillimin e qëndrueshëm të ndërthurur me ndryshimet klimatike në mënyrë të integruar.
Qëllimi i Konferencës Ndërkombëtare është që të sjellë në qendër të vëmendjes së politikëbërësve, liderëve të biznesit dhe publikut të gjerë çështjen e ndryshimeve klimatike dhe ekonomisë së gjelbërt si një emergjencë globale, duke kërkuar të gjejë një formë bashkëpunimi me qëllim identifikimin e sfidave të përbashkëta dhe zgjidhjeve që duhen aplikuar.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.1%
-
Vendos filtra
16.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8170
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Botërori 2026/ Nga shorti i grupeve, kualifikueset dhe si do të funksionojë faza play-off! Kombëtarja në vazon e tretë
24 Nëntor, 22:56
-
Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)
24 Nëntor, 22:42
-
GOLAT/ Napoli mposht Romën dhe rigjen kreun e Serie A! Alen Sherri merr vendin e titullarit, Lazio pesë fitore radhazi
24 Nëntor, 22:39
-
Zgjedhjet presidenciale në Rumani/ Sondazhet nxjerrin në avantazh kandidatin pro-evropian
24 Nëntor, 22:32
-
Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)
24 Nëntor, 22:29
-
Sulmi seksual, Conor McGregor gjobitet nga gjykata me shumën e majme
24 Nëntor, 22:28
-
VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër
24 Nëntor, 22:19
-
Itali/ Bënin namin me vjedhje në zonën e Udinezes, arrestohen 2 ‘skifterët’ shqiptarë! Sistemi i alarmit i tradhtoi (EMRAT)
24 Nëntor, 22:18
-
Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzuni një gol larg historisë, Manaj rikthehet në fushë
24 Nëntor, 21:56
-
Televizioni publik izraelit: Marrëveshja për armëpushim në Liban është arritur
24 Nëntor, 21:56
-
Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë
24 Nëntor, 21:52
-
Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura
24 Nëntor, 21:21