Ministri i PD pezullon sekretaren
e Përgjithshme te Drejtësia

TIRANE-Pak ditë pasi i kërkoi Kryeministrit Edi Rama të pezullojë nga detyra, Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë Juliana Hoxha, ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi ka nxjerrë sot urdhrin e pezullimit të saj nga puna. si dhe po vijon procedurat për ndjekjen penale dhe shkarkimin e saj.

Numri i dy i Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha rezulton kandidate për deputete në listën e PS Tiranë.

Më 3 Qershor, Ministri i Drejtësisë i kërkoi zyrtarisht Departamentit të Administratës Publike që të zbatojë Kushtetutën, Kodin Zgjedhor dhe ligjin për nëpunësin civil duke pezulluar nga detyra, Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë znj. Juliana Hoxha. Sipas Ministrise se Drejtesise, "Hoxha ushtron funksionin në kundërshtim flagrant me ligjin, që nga data 29 Prill 2017, për shkak se është kandidate për deputete në Qarkun e Tiranës, me subjektin zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë. Për këtë arsye, Ministri i Drejtësisë z. Bardhi ka informuar zyrtarisht Kryeministrin dhe është në pritje të ndërhyrjes së tij për zbatimin e plotë të ligjit".

Pasi informoi kryeminstrin, Bardhi vendosi te pezulloje sot nga detyra Sekretaren e Pergjithshme te minisrise qe ai ka marre ne drejtim prej pak javesh.

Nisin procedurat per shkarkim e ndjekje penale
Burime per Shqiptarja.com bejne te ditur se ministri teknik i PD do e kallzoje penalisht Hoxhen per shperdorim detyre dhe kundershtim te urdhrave te ligjshme te nje funksionari publik. 
Te njejtat burime konfirmojne se ka nisur procedura e lirimit nga sherbimi civil per shkelje flagrante te ligjit.

Juliana kerkoi te terhiqet nga kandidimi, KQZ e refuzoi
Numri i dy i Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha rezulton kandidate për deputete në listën e PS Tiranë, por ajo ka paraqitur në KQZ shkresë për t’u tërhequr nga gara. 
KQZ nuk ka aprovuar kërkesën, dhe Hoxha mbetet kandidate për deputete duke u perballur tani me pezullim e ndeshkimet e tjera.
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Greqia duhet pa kushte në krah të Shqipërisë drejt BE-së dhe pyetjeve që nuk iu përgjigjet kryeministri Mitsotakis dhe tanët

Greqia duhet pa kushte në krah të Shqipërisë drejt BE-së dhe pyetjeve që nuk iu përgjigjet kryeministri Mitsotakis dhe tanët