Ministri i PD s'lejon Sekretaren
e Përgjithshme të hyjë në zyrë

Ministri i PD s'lejon Sekretaren<br />e Përgjithshme të hyjë në zyrë
Një incident ka ndodhur regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, ku janë përfshirë në një përplasje ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi dhe Sekretarja e Përgjithshme, Juliana Hoxhaj. 

Ka qenë vetë ministri teknik i PD, i cili ka tentuar të pengojë të hyjë në zyrën e saj, numrin dy të Ministrisë. Bardhi i ka komunikuar pezullimin nga detyra Hoxhës, duke i kërkuar që të rikthehet në detyrë vetëm pas datës 26 qershor. 

 Juliana Hoxhaj tha:

"Jam këtu në zbatim të dy vendimeve të dala nga organet kompetente për hedhjen poshtë të vendimt të Ministrit të Drejtësisë për pezullimin tim nga detyra si dhe të Komisionerit të nënpunsit të mbikëqyrjes së shërbimit civil i cili ka konstatuar se akti i pezullimit të ministrit nxjerrë ditën e enjte për pezullimin e Sekretares së Përgjithshme është nul çka do të thotë se nuk ka efekte juridike, dhe duke qenë se kam një vendim zyrtarë të dy organeve kompetente për këto vendimi sigurisht që ushtroj të drejtën tim për tu paraqitur në institucion në përmbushje të plotë të detyrave të mia."  

Ka një situatë të paqartë ka prezencë të policisë dhe nuk e di me çfarë kompetencash për të cilët do të ndiqen të gjitha hapat e nevojshëm ligjore tek organet kompetente për të cilësuat përgjegjësit.
 
Unë vazhdoj të ushtroj detyrën tim funksionale dhe për çdo autoritet jo kompetent i cili në mënyrë arbitrare  ushtron autoritetin e vet tek administrata apo tek institucionet e varësisë do të ketë masa të tjera në përputhje me ligjin duke ruajtur edhe integritetin tim profesional në përputhje me ligjin.



Pas rezistencës së Juliana Hoxhës, Ministria e Drejtësisë ka njoftuar uniformat blu për nxjerrjen e saj jashtë, ndërsa është pezulluar nga detyra i gjithë stafi i Ministrisë që ka lejuar futjen e saj në ambientet e Ministrisë.

Burime pranë kësaj Ministrie bëjnë të ditur se Juliana Hoxhaj ka qëndruar në zyrën e saj gjatë gjithë kohës. 

Konflikti Bardhi-Hoxhaj nisi pas kërkesës së ministrit për të pezulluar numrin dy të Drejtësisë, me pretendimin se ajo kandidon për deputete në zgjedhjet e 25 qershorit si përfaqësuese e listës së PS në Qarkun e Tiranës dhe përfshirjes në fushatën zgjedhore. Vetë Juliana Hoxhaj iu drejtua KQZ-së javën e kaluar për t'u tërhequr kandidimi, por kërkesa u rrëzua dhe ajo vijon të jetë në listën e kandidatëve.

Ndërkohë, Departamenti i Administratës Publike rrëzoi pezullimin e Bardhit duke argumentuar se ministri ka tejkaluar kompetencat e tij. Nga ana tjetër, ministri teknik i PD ka paralajmëruar se nuk do njohë autoritetin e DAP-it duke lënë në fuqi pezullimin për Sekretaren e Përgjithshme. 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Reforma Zgjedhore, Alibeaj: Po i japin Ramës mandatin e katërt në tavolinë! Të tjerët duan të ruajnë ndonjë karrige

Reforma Zgjedhore, Alibeaj: Po i japin Ramës mandatin e katërt në tavolinë! Të tjerët duan të ruajnë ndonjë karrige