Ministri i Mbrojtjes së Italisë, Xhiampaolo di Paolo në krye të një delegacioni italian sot në orët e pasdites mbërrin për vizitë në Kosovë. 
Ai do të takohet me ministrin e FSK-së Agim Çeku dhe komandantin e kësaj force gjenerallejtënant Kadri Kastrati. 
Qëllimi i vizitës së ministrit italian Di Paolo është bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Mbrojtjes së Italisë dhe Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
/rg/shqiptarja.com/