Foto: Israel Katz

Izraeli duhet të ruajë lirinë për të goditur Iranin për të ndaluar programin e tij bërthamor. Kështu  tha Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, mes diskutimeve rreth një marrëveshjeje që po finalizohet midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. 

"Izraeli duhet të sigurojë që, edhe në të ardhmen, ne të ruajmë aftësinë për të vepruar në mënyrë të pavarur për të parandaluar Iranin të pajiset me armë bërthamore", tha Katz, duke shtuar se "Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe unë kemi udhëzuar IDF-në të përgatitet në përputhje me rrethanat".

 Donald Trump po "udhëheq përpjekjet drejt një marrëveshjeje me Iranin bazuar në interesat amerikane, duke përfshirë interesin e përbashkët të Izraelit për të parandaluar Iranin të pajiset me armë bërthamore", vazhdoi ai.

"Ne presim që ai ta mbështesë këtë parim, si dhe parime të tjera në lidhje me raketat dhe grupet terroriste aleate", shtoi ai.


Lajmi kryesor:

Trump jep lajmin: I dhamë fund luftës, Irani pranon të mos ketë armë bërthamore! Teherani: Asgjë nuk është finalizuar! Izraeli lihet jashtë marrëveshjes