Ministri i Izraelit shpërthen pas sulmeve: Terroristët të dërgohen në karrigen elektrike!

Ministri i Izraelit shpërthen pas sulmeve: Terroristët të dërgohen në karrigen elektrike!

Itamar Ben-Gvir

Ministri izraelit i ekstremit të djathtë të Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Itmar Ben-Gvir ka reaguar pas sulmeve në Jeruzalem ku dhjetëra izraelitë u qëlluan për vdekje dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ai ka thënë se terroristët duhet të dërgohen në karrigen elektrike pasi kjo është ajo që ata meritojnë.

Itamar Ben-Gvir tha në një takim të partisë së tij se “kushdo që vret apo plagos civilët duhet të dërgohet në karrigen elektrike”. Të enjten, forcat izraelite kryen një nga bastisjet e tyre më vdekjeprurëse në dekada në kampin e refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor, duke vrarë 10 banorë dhe duke e çuar numrin e palestinezëve të vrarë në janar në 35.

I nxitur nga ngjarjet e një dite më parë, të nesërmen, një person i armatosur palestinez vrau shtatë izraelitë jashtë një sinagoge në Jerusalemin Lindor në sulmin më të rëndë të kësaj natyre në kohët e fundit. 

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)