Ministri Koka apel qytetarëve që sot të mos përdorin makinat

/ ATSH / - Në ditën Ndërkombëtare pa makina, Ministri i Mjedisit Lefter Koka apelon qytetarët shqiptarë që sot të lëvizin me mjete të transportit urban ose me biçikleta.
"Qytetarë, ju inkurajoj të gjithëve në këtë ditë që të lini makinën tuaj në shtëpi, ashtu si shumë qytetarë të tjerë evropianë. Ecni, përdorni biçikletat ose drejtohuni te transporti publik! Të paktën 1 ditë në vit, të gjithë meritojmë ajër më të pastër", apelon Koka.
Që në orët e para të mëngjesit u pa që shumë qytetarë drejtoheshin në vendet e tyre të punës nëpërmjet transportit urban, biçikletave ose në këmbë. Bashkia e Tiranës ka organizuar sot një sërë aktivitetesh me rastin e ditës ndërkombëtare pa makina. 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Data për zgjedhjet 2025/ Presidenti Begaj fton në presidencë përfaqësuesit e PS, PD e kreun e KQZ! Demokratët kanë refuzuar ftesën