Ministri Koka ftesë investitorëve
italianë për mjedisin në Shqipëri

Ministri Koka ftesë investitorëve<br />italianë për mjedisin në Shqipëri
ITALI - Ministri i Mjedisit, Lefter Koka gjatë vizitës së tij zyrtare në rajonin e Lombardisë ka ftuar investitorët italianë të investojnë në fushën e mjedisit në Shqipëri, pasi qeveria i mirëpret me klimë të re besimi dhe serioziteti.

Ftesa e Kokës është bërë gjatë një takimi që ka zhvlluar gjatë vizitës, fokusi i të cilit ka qenë bashkëpunimi në fushën e mjedisit.

Shtrirja e investimeve Italiane në fushën e mjedisit si menaxhim i integruar i mbetjeve, administrimi i ujërave, rehabilitime të sipërfaqeve të dëmtuara, zhvillimi i sistemit të IT për menaxhimin e mjedisit ishin disa nga pikat e prekura gjatë këtij takimi.

“Rajoni i Lombardisë është një nga rajonet më të zhvilluara të Italisë. Ftojmë investitorët italianë të investojnë në fushën e mjedisit. Qeveria shqiptare i mirëpret në klimë të re besimi dhe  serioziteti”- tha Koka gjatë fjalës së tij.
 
Të pranishëm në takim kanë qenë përfaqësues të rajonit të Lombardisë, Presidenti i Provincës Pavia, Këshilltarë të Bujqësisë dhe Mjedisit të Rajonit dhe Provincave, autoritete lokale dhe  një grup sipërmarrësish e përfaqësuesish të sindikatave të zonës.

Prefektja e Rajonit të Lombardisë,  i uroi mirëseardhjen Ministrit Koka në emër të qeverisë italiane. Koka shoqërohej nga Presidenti i Qendrës Kërkimore Riccagioia,  Roberto Mura.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës