Ministri Koka: Ndihem fajtor për 
 personat me aftësi të kufizuar 

Ministri Koka: Ndihem fajtor për <br /> personat me aftësi të kufizuar 
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka vizituar sot qytetin e Korçës ku ka kaluar ditën me personat me aftësi të kufizuar në qendrën ditore të zhvillimit për personat me aftësi ndryshe.
 
Në këtë vizitë ai ka thënë se ndjehet disi fajtor për atë çfarë nuk është bërë ende për këta persona, në një kohë kur ku vend ka nevojë akoma më shumë për kontribut të gjithsecilit prej nesh.
 
Si politikan i ndodhur në një qendër të tillë, besoj se duhet të ndihem relativisht edhe fajtorë kur mendojmë që kemi shumë e shumë për të bërë, kur mendojmë që disa gjëra nuk i bëjmë mirë dhe kur mendojmë që ky vend ka nevojë për shumë më tepër kontribut” ,është shprehur ministri Koka.
 
Ministri Koka ka theksuar se qeveria shqiptare do të rrisë investimet sa i takon krijimit dhe ngritjes së këtyre qendrave në mënyrë që personat me aftësi të kufizuar të trajtohen ashtu siç duhet me ekspertë të fushës dhe të ndjehen të barabartë kudo që jetojnë.
 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Australi/ Bullizuesit e shkollave kanë kaluar online! Por a është zgjidhje ndalimi i mediave sociale për fëmijët nën 16 vjeç?

Australi/ Bullizuesit e shkollave kanë kaluar online! Por a është zgjidhje ndalimi i mediave sociale për fëmijët nën 16 vjeç?