“Sot është dita e Kujtesës, Veprimit dhe Ndërgjegjësimit për PYJET!”
Në kuadër të kësaj dite, ministri Koka ka vënë theksin në rëndësinë e pyjeve si burim i energjisë, por edhe i qetësisë dhe rekreacionit.
Më pas Ministri Koka ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen kësaj dite duke mbjellë një fidan, por edhe duke treguar më shumë kujdes ndaj pyjeve.
“Eshtë dita kur duhet të mbjellim dhe aktualisht fidanë të rinj po i shtohen pyjeve tona, ashtu sic Ministria e Mjedisit ka bërë prej të paktën tre viteve.Ju ftoj të mbillni sot qoftë edhe një fidan apo qoftë edhe një lule në shenjë të përkushtimit njerëzor ndaj natyrës. I përulem me respekt cdo kontributi në pyje që vjen nga nxënës, organizata, shoqëria civile, punonjës dhe biznese në kuadër të kësaj Dite.” - shkruan Ministri Koka i cili e mbyll statusin e tij me një kolazh videosh të përgatitura nga qytetarë dhe punonjës të cilët vënë në pah “në rëndësinë e pashmangshme të pyjeve në jetën e çdo banori të Tokës.”
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com