Ministri Lleshaj ka zgjedhur të urojë në një ditë të veçantë vajzën e ish efektivit të policisë, Roland Lika.
Sonja Lika është vogëlushja e ish punonjësit të Policisë së shtetit që u qëllua fatalisht në detyrë 9 vjet më parë . Në postimin e tij në Facebook Lleshaj i uron me përzemërsi vogëlushes një jetë të lumtur, të gjatë dhe të begatë.
Përmendim që vrasja e efektivit Lika ndodhi në 18 tetor të 2010 në Vlorë ku inspektori i policisë u vra teksa ishte duke ndjekur tre persona, të cilët kishin grabitur një dyqan.
Statusi i plotë i ministrit:
Sot ka ditëlindjen një vajzë shembullore, Sonja Lika. Ajo është bija e një heroi të Shqipërisë, Roland Lika, ish-punonjës ai Policisë së Shtetit që dha jetën në luftë me krimin.
Sonja sot mbush 10 vite.
Gëzuar ditëlindjen Sonja, jetë të gjatë, të lumtur e të begatë!
Unë si ministër, por edhe bashkëpunëtorët e mi në Ministri si dhe gjithë trupa e Policisë së Shtetit, të përcjellim urimet më të përzemërta për ty.
Edhe 100 të tjera, gëzuar! Happy Birthday
Komente










