Ministri Manja pret në takim homologun italian Carlo Nordio: Përparësi juridike luftës ndaj terrorizmit transnacional

Ministri Manja pret në takim homologun italian Carlo Nordio: Përparësi juridike luftës ndaj terrorizmit transnacional

Ulsi Manja

Ministri i Drejtësisë priti sot në një takim homologun e tij italian Carlo Nordio. Në fjalën për mediat pas takimit, Manja shprehu vlerësim për marrëdhëniet mes dy vendeve ndërsa zbuloi detaje nga takimi lidhur me bisedimet në fushën e drejtësisë.

'Në bisedimet tona njohëm rëndësinë e aktiviteteve të përbashkëta të nisura tashmë nga administratat përkatëse në bazë të marrëveshjeve ekzistuese të lidhura më parë. Gjithashtu vendosëm që të zhvillojmë bashkëpunimin në fushën e legjislacionit, të bashkëpunimit gjyqësor, të funksionimit të institucioneve gjyqësore, të mbikëqyrjes së profesioneve të lira, të ekzekutimit të dënimeve, të administrimit të burgjeve dhe në trajnimin e personelit të burgjeve.

Në këtë drejtim kemi rënë dakord që të bashkërendojmë çdo përpjekje për:

a)     forcimin dhe përmirësimin e mundshëm të mjeteve të bashkëpunimit gjyqësor;

b)     zbatimin e protokolleve operative që rrjedhin nga zbatimi i konventave ndërkombëtare dhe të Bashkimit Evropian;

c)     shkëmbimin e përvojës në hartimin e akteve ligjore dhe nënligjore, në lidhje me veprimtarinë që është në kompetencën e tyre, të nevojshëm për të siguruar funksionimin dhe efikasitetin e sistemeve gjyqësore në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe të organizatave ndërkombëtare, ku marrin pjesë të dyja vendet;', tha Manja. 

Më tej Manja rikonfirmoi përparësinë juridike që ka bashkëpunimi me homologun Nordio, në kuadër të së cilës janë ngritur edhe grupe pun kundër terrorizmit transnacional dhe ndërkombëtar.

'Në kuadrin e parashikimeve të bëra në Memorandumin e Mirëkuptimit të muajit dhjetor 2017, vendosëm t’i japim përparësi ndihmës juridike të ndërsjellë në luftën kundër krimit të organizuar transnacional dhe terrorizmit ndërkombëtar; kundër pastrimit të kapitaleve  të paligjshme; në luftën kundër trafikut të paligjshëm të  qenieve njerëzore dhe të drogës.

Në sektorin e burgjeve, mirëpritëm rifillimin e transferimeve të personave të  dënuar, me një kontigjent të dënuarish me kombësi shqiptare në institucionet italiane të vuajtjes së dënimit, të kthyer në Shqipëri, me shpresën e rritjes së numrit të tyre në të ardhmen. Ramë dakord gjithashtu, që administratat përkatëse të burgjeve, të vazhdojnë e t’i japin rrugë transferimit të të dënuarve në vendet e tyre të origjinës, për të zbatuar konkretisht parashikimet e Konventës së Strasburgut të vitit 1983, të Marrëveshjes dypalëshe të Mirëkuptimit, nënshkruar në Romë më 23 prill 2002, dhe të Protokollit dypalësh të Mirëkuptimit, nënshkruar në Tiranë më 15 shkurt 2017', shtoi Manja. 

Së fundmi Manja, në kuadër të memorandumit dypalësh të vitit 2017, njoftoi nisjen e negociatave me Italinë për njohjen reciproke të masave kufizuese të lirive personale, të ngjashëm me urdhërarrestin europian, që zëvendëson atë tradicional të ekstradimit. 

'Së fundi ramë dakord për mundësinë e përditësimit dhe integrimit të Memorandumit dypalësh të Mirëkuptimit të vitit 2017 dhe për të nisur negociatat në lidhje me temat e mëposhtme:

i.       formalizimi i parimit procedural Ne bis in idem në bashkëpunimin tonë;

ii.     paraqitja e një instrumenti për njohjen reciproke të masave kufizuese të lirive  personale, të ngjashëm me urdhërarrestin evropian, i cili mund të zëvendësonte atë tradicional të ekstradimit.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i TikTok pas vrasjes së Martinit, Rama i përgjigjet sulmeve: Dy Shqipëri përballë tragjedisë, një që reflekton dhe një që bën farsë

Bllokimi i TikTok pas vrasjes së Martinit, Rama i përgjigjet sulmeve: Dy Shqipëri përballë tragjedisë, një që reflekton dhe një që bën farsë