Mete në takimet vjetore të BB dhe FMN: Vlerësohen reformat, përshpejtimi i tyre shtysë për zhvillimin ekonomik

Mete në takimet vjetore të BB dhe FMN: Vlerësohen reformat, përshpejtimi i tyre shtysë për zhvillimin ekonomik

Ervin Mete me delegacionin shqiptar në takimet vjetore të BB dhe FMN

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, mori pjesë në takimet Vjetore të Bankës Botërore (BB) dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), në datat 12-15 tetor 2023, në Marrakesh, Marok. Ai zhvilloi takime me përfaqësues të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare, me Zv/presidenten e Bankës Botërore Antonella Bassani, Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë në BB, Matteo Bugamelli, Drejtorin e Departamentit Evropian të FMN Alfred Kammer, Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë në FMN, Federico Giammusso, Zëvendësdrejtorin e Departamentit të Çështjeve Fiskale në FMN, Juan Toro Riviera, si edhe Alfonso Garcia Mora, Zv/president i IFC për Europën, Amerikën Latine dhe Karaibet.  

Fokus i diskutimeve ishin zhvillimet më të fundit ekonomike, sfidat për të ardhmen. Një temë e rëndësishme ishte dhe statusi i reformave strukturore dhe fushat e bashkëpunimit me Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar për përshpejtimin e zhvillimit ekonomik.

"Në takimin që Mete zhvilloi me Zv/presidenten e Bankës Botërore për Evropën dhe Rajonin e Azisë Qendrore, Antonella Bassani ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Banka Botërore i ka dhënë Shqipërisë. Z. Bassani vlerësoi zhvillimet e fundit pozitive të ekonomisë shqiptare përballë sfidave që po kalon ekonomia globale dhe theksoi nevojën për vazhdimësinë e reformave strukturore për të rritur qëndrueshmërinë ekonomike dhe për të përmirësuar treguesit socialë. Një pikë e rëndësishme e diskutimeve ishte rritja e përpjekjeve për përshpejtimin e implementimit të projekteve të dakordësuara për të rritur impaktin e tyre në ekonomi. Ndër të tjera u theksua dhe thellimi i bashkëpunimit në fusha me prioritet si turizmi, ekonomia e gjelbër dhe digjitalizimi. 

Në takimin me Drejtorin e Departamentit Evropian në Fondin Monetar Ndërkombëtar, z. Alfred Kammer, z. Mete rikonfirmoi vazhdimin e reformave në kuadër të konsolidimit fiskal dhe angazhimin për përmirësimin e administrimit në mbledhjen e të ardhurave. Nga ana e tij, z. Kammer vlerësoi përpjekjet për përmirësimin e parametrave fiskalë dhe makroekonomikë dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të reformave për forcimin e menaxhimit të financave publike dhe zgjerimin e bazës së të ardhurave", njofton ministria e Financave.

Në takimin me Zv/presidentin e Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC) Alfonso Garcia Mora temat e diskutimit ishin bashkëpunimi në drejtim të zhvillimit të sektorit privat, duke adoptuar iniciativa të reja inovative për lehtësimin e kreditimit të ekonomisë.

Gjithashtu, Ministri i Financave dhe Ekonomisë mori pjesë në seancën plenare të Takimeve Vjetore të BB dhe FMN, ku u trajtuan çështje me rëndësi sa i përket zhvillimeve dhe sfidave të ekonomisë globale.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'