Ministri Mete takon Menaxherin e Bankës Botërore dhe ekipin e sektorit financiar, diskutohet rritja e aksesit në financë

Ministri Mete takon Menaxherin e Bankës Botërore dhe ekipin e sektorit financiar, diskutohet rritja e aksesit në financë

Ervin Mete në takim me Menaxherin e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri

Ministri i Financave, Ervin Mete, zhvilloi një takim me Menaxherin e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas, së bashku me ekipin e BB për Sektorin Financiar.

"Në takim u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe asistencës së Bankës Botërore në drejtim të zgjerimit të aksesit në financë, me fokus zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë dhe ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM). Palët theksuan rëndësinë e rritjes së edukimit financiar dhe aksesit në financë, si dhe ranë dakord të vijojnë diskutimet në drejtim të gjetjes së mundësive për të lehtësuar financimin për fermerët dhe NMVM-të.

Lidhur me këtë, palët diskutuan rreth instrumenteve alternative të financimit, si edhe mundësitë për zgjidhje inovative për mobilizimin e financave të gjelbra dhe dixhitale", njofton ministria e Financave.

Në lidhje me edukimin financiar, në takim u theksua rëndësia e zbatimit të programeve gjithëpërfshirëse të edukimit financiar të përshtatura posaçërisht për fermerët dhe NMVM-të. Përmes këtyre programeve synohet rritja e ndërgjegjësimit dhe njohurive financiare për të marrë vendime të informuara financiare.

Në takim u diskutua gjithashtu mbi përdorimin e mjeteve dhe instrumenteve të gjelbra, si “bondet e gjelbra” si mundësi financimi për të mbështetur projekte të qëndrueshme në peshkim, pylltari e bujqësi.

B.K/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?