SHKODËR - Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka zhvilluar ditën e sotme një sërë inspektimesh në veri të vendit. Ai ka ndaluar në hidrovorin e Tales, në Lezhë ku ka bërë të ditur se falë pompave të reja sot ky hidrovor ka një kapacitet prej 30 m³/sek ndërsa para një viti ka qenë 13 m³/sek.
Po në Lezhë, ministri Panariti ka inspektuar punimet që po kryhen për thellimin e lumit Gjadër për të shmangur përmbytjet. Sipas Panaritit punimet për zgjerim-thellimin e kanalit disiplinuan lumin, duke zgjidhur problemin e përmbytjeve në këtë zonë. Gjithashtu ai bërë të ditur se do të ndërhyhet edhe në hapësirën e kanaleve të reja me qellim shmangien e përmbytjeve.
Ndërkohë që Ministri Edmond Panariti ka shkuar edhe në Shkodër ku ka inspektuar godinën e re të AKU e është njohur me kushtet e punës.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com