EGJITP - Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, gjatë vizitës zyrtare që pati në Egjipt, i ka kërkuar preisdentit, kryeministrit dhe homologut të tij egjiptian, formalizimin e njohjes së Kosovës. Dje presidenti Mohamed Morsi u shpreh se: Njohja e Kosovës është një proces që pritet të formalizohet së afërmi.

TAKIMI ME KRYEMINISTRIN QANDIL
Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Panariti, u prit nga Kryeministri i Republikës Arabe të Egjiptit, z. Hisham Qandil. Ministri Panariti theksoi se Qeveria shqiptare inkurajon investimet egjiptiane në Shqipëri si në fushën e energjitikës, turizmit, bujqësisë dhe transportit. Me këtë rast ai kërkoi vlerësimin e mundësisë për vendosjen e një linje direkte fluturimi Tiranë-Kajro.

Më tej, Ministri Panariti iu referua zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor dhe posaçërisht dialogut Kosovë – Serbi, ku ai shprehu besimin se të dy palët do të arrijnë së shpejti një marrëveshje mes tyre. Nga ana e tij, Kryeministri Qandil theksoi se Qeveria egjiptiane ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me Qeverinë e Kosovës dhe do të vazhdojë ta mbështesë atë në të ardhmen. Qeveria egjiptiane është duke e shqyrtuar me seriozitet njohjen e shtetit të Kosovës duke e konsideruar këtë si një proces gradual.

TAKIMI ME HOMOLOGUN KAMEL AMR
Gjatë ditës së parë të qëndrimit në Republikën Arabe të Egjiptit, Ministri Panariti u takua me homologun e tij egjiptian z. Mohamed Kamel Amr. Ai falenderoi homologun egjiptian për mbështetjen që Egjipti i ka ofruar Shqipërisë në drejtim të dhënies së bursave akademike për studentët shqiptarë dhe trajnimit të punonjësve të administrates shqiptare.

Ministri Panariti i paraqiti homologut egjiptian kërkesën për formalizimin e njohjes së Shtetit të Kosovës, duke vlerësuar njëkohësisht mbështetjen e deritanishme që Egjipti i ka dhënë Kosovës. Gjithashtu, gjatë bisedës u trajtua situata në Lindjen e Mesme dhe posaçërisht në Siri.
Në përfundim, të dy ministrat nënshkruan programin e bashkëpunimit kulturor, teknik dhe shkencor.

TAKIMI ME MORSI
Njohja e Kosovës është një proces që pritet të formalizohet së afërmi. Kështu është shprehur presidenti egjiptian Mohamed Morsi gjatë një takimi me ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Panariti në Egjipt.

Zyra e shtypit e Ministrisë shqiptare, e cila zbardhi bisedën mes tyre, bën të ditur se Presidenti Morsi theksoi se Egjipti është i interesuar për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe në këtë drejtim ka vendosur raporte bashkëpunimi me autoritetet e Kosovës.

“Egjipti ndjek me mjaft interes bisedimet mes autoriteteve më të larta të Kosovës dhe Serbisë dhe shpreson në arritjen e një marrëveshjeje mes dy palëve”,- theksohet në njoftimin zyrtar.

Ndërsa nga ana e tij, ministri Panariti shprehu falenderimin për qëndrimet konstruktive të Egjiptit në raport me Kosovën dhe për mbështetjen që Egjipti ka dhënë për anëtarësimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtare si Banka Botërore, FMN dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Përsa i përket marrëdhënies së Shqipërisë dhe Egjiptit, Mori u shpreh: “Mes të dy popujve, tha ai, ekzistojnë lidhje të forta historike dhe kjo vizitë është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.” Ne fund të takimit, Ministri Panariti ripërsëriti ftesën e Presidentit Nishani drejtuar Presidentit Morsi për të vizituar Shqipërinë, e cila sipas zyrës së shtypit

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)