Ministri polak i bujqësisë, Telus: Embargoja ndaj grurit ukrainas mbetet pezull derisa të kemi një vendim të përbashkët

Ministri polak i bujqësisë, Telus: Embargoja ndaj grurit ukrainas mbetet pezull derisa të kemi një vendim të përbashkët

1693498548_grure.jpg

Varshava nuk do të heqë ndalimin e importit të grurit ukrainas në tregun polak derisa të merret një vendim i përbashkët me Kievin. 

Kështu deklaroi ministri polak i Bujqësisë, Robert Telus, gjatë një konference për shtyp në Varshavë, siç raporton agjencia e lajmeve ukrainase Ukrinform. 

Ministri polak konfirmoi se bisedimet me homologun e tij ukrainas, Mykola Solskyi, do të zhvillohen javën e ardhshme. Telus theksoi se, në një telefonatë me ministrin ukrainas, ai kishte kërkuar që bisedimet të zhvillohen në një atmosferë të mirë, veçanërisht për shkak të tërheqjes së ankesës së Ukrainës kundër Polonisë në Organizatën Botërore të Tregtisë.

"Varshava nuk do të heqë embargon derisa të gjejmë një zgjidhje të sigurt dhe efektive për të garantuar interesat e fermerëve polakë dhe për të parandaluar hyrjen e grurit ukrainas në Poloni", tha Telus. 

Më pas ai e cilësoi si pozitiv faktin që Ukraina ka filluar të dialogojë me Poloninë drejtpërdrejt dhe jo përmes Komisionit Evropian dhe siguroi se Varshava dëshiron të ndihmojë tranzitin e grurit ukrainas në territorin e saj.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ukraina sulmon flotën ruse në Detin e Zi! Sulme kibernetik në Krime


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja