Ministri Rrahmani mbështet investimin
e Spitalit Amerikan në Prishtinë

Ministri Rrahmani mbështet investimin<br />e Spitalit Amerikan në Prishtinë
Imet Rrahmani, Ministri i Shëndetësisë në Kosovë përkrah investimin e ri të Spitalit Amerikan në Prishtinë, si një institucion shëndetësor në dobi të qytetarëve kosovarë. I ftuar në emisionin Zona B, nga gazetari Baton Haxhiu; ministri Rrahmani, i pyetur për vizitën e tij të fundit në Departamentin e Shtetit në Shtetet e Bashkuara ka treguar mbi investimet e reja amerikane në Kosovë.

Mes të tjerash, ai ka folur për negociatat e anëtarësimit sa më shpejt të Kosovës në organizatën e OBSH, si dhe për përfitimet e avantazhet që do të kenë qytetarët e Kosovës nga ky anëtarësim.

Një nga çështjet kryersore dhe më të lakuara në këtë takim ka qënë çështja e miratimit nga ana e qeverisë kosovare për institucionin më të ri shëndetësor privat në Prishtinë.
Spitali Amerikan, investim i madh i fondeve publike amerikane vjen në Kosovë, pas një historie suksesi  më çeljen e 4 spitaleve në Shqipëri dhe prej mëse 2 vitesh edhe në Prishtinë. Sipas ministrit Rrahmani, ngritja e investimeve të huaja brenda vendit do të shërbejë për t’i kthyer besimin qytetarëve në shërbimin shëndetësor të kualifikuar, si dhe do të minimizojë derdhjen e të ardhurave jashtë vendit për marrjen e trajtimeve që deri më sot nuk janë ofruar në Kosovë.

spitali amerikan

Një nga pengesat në lidhje më procedurat ligjore mbi çështjen e  lejës së ndërtimit, që ngadalësojnë miratimin e këtij investimi në vend për sektorin e shëndetësisë,  tashmë me vendim prokurorie, rezulton të jetë marrë brenda legjislacionit dhe nuk përbën asnjë shkelje ligjore.

Çështje e diskutuar sipas ministrit mbetet ende Udhëzimi Administrativ mbi vijën territoriale, që ndalon ndërtimet deri në 1.5 km afër territorit të Spitalit Publik Shëndetësor.
Ministri Rrahmani pohoi se janë ende në fazën e kompletimit të dosjes dhe shumë shpejt do të merret një vendim që i përket Ministrisë së Shëndetësisë ose drejpërdrejt qeverisë së Kosovës. “Ne jemi në rrugën për gjetjen e zgjidhjes për hapjen e spitalit sa më shpejt, brenda ligjeve ekzistuese dhe për të përçuar mesazhin se investime të tilla të mëdha shkojnë gjithnjë në dobi të pacientëve dhe qytetarëve të Kosovës”.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje