Ministri Sandër Lleshaj vijon lëvizjet/ Emërohet drejtuesi i ri i SHÇBA-së (EMRI)

TIRANE-Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj vijon lëvizjet e drejtuesve pas marrjes së detyrës. Ditën e sotme, Lleshaj ka firmosur emërimin e drejtuesit të ri të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA).

Në vendin e Anila Trimit që u emërua nga Fatmir Xhafaj kur ishte në postin e ministrit, do të jetë Muhamet Rrumbullaku, një drejtues me eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit, që rikthehet në post drejtuesi. 

Muhamet Rrumbullaku ka qenë Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Rendin dhe Sigurinë Publike 2009-2013, ndërsa më parë ka qenë Drejtor i Policisë së Tiranës dhe në disa qarqe. Pas reformës me ndryshimin e pushtetit në vendin 2013 u largua, por gjashtë vite më pas është rikthyer sërish. 

Ndërkohë që ky është rikthimi i dytë që bën Lleshaj, pas atij të Tonin Vocajt pak ditë më parë në krye të drejtorisë së Departamentit të Policisë Kriminale, i cili ishte larguar po në vitin 2013.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ardit: 21/01/2019 14:34

    po dorezon pushtetin ed rama. ku je o saje qorri se u mblodh ansambli çiftelia prape.

    Përgjigju
  • Ilo: 21/01/2019 13:40

    U rikthye grupi Ciftelia pritni Gon Kuliqin hajde Pjerin Ndreu cu bere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)