Ministri serb Dinkiç: Të pranohet
marrëveshja për Kosovën

Ministri serb Dinkiç: Të pranohet<br />marrëveshja për Kosovën
Ministri i financave i Serbisë, Mlagjan Dinkiç, njëherësh, lider i Rajoneve të Bashkuara, ka deklaruar sot se duhet të pranohet zgjidhja e ofruar për Kosovën, pasi Serbia nuk ka gjasë si shtet i izoluar.

“Do të kemi qëndrim unik dhe mendoj se çdo gjë shkon në këtë drejtim”, tha Dinkiç. Sipas tij, duhet të mbyllet një pjesë e historisë dhe t’i kthehen ardhmërisë, duke mos i harruar serbët, që jetojnë në Kosovë.

”Historia na ka mësuar se zgjidhjet janë gjithnjë e më të këqia, sa më shumë që të pritet. Nuk ka zgjidhje të mira, por ato do të jenë më të këqia nëse do të presim”, ka theksuar ai.

Ai ka deklaruar se “duhet të shkohet nga BE dhe të pranohet zgjidhja, me të cilën do të fillohet raporti i përhershëm dhe stabël me Prishtinën, por nuk duhet të harrohen serbët në Kosovë”, raportojnë mediat serbe. Dinkiç ka theksuar se nuk ka dilema, se Serbia nuk ka shanse si vend i izoluar

(Marrë nga Indeksonline)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset