Ministri serb kërcënon Haradinajn: Të arrestojmë nëse vjen në Preshevë

Ministri serb kërcënon Haradinajn: Të arrestojmë nëse vjen në Preshevë

Ministri i Brendshëm serb, Stefanoviç

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj do të arrestohet nëse vjen në Preshevë, pasi sipas tij, fletë arresti i gjykatës serbe për të është ende në fuqi.

Paralajmërimi i Beogradit vjen si masë reciproke ndaj arrestimit nga 'ROSU' në Mitrovicë të shefit zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriç muajin e kaluar.

Në fuqi është fletë arresti i gjykatës sonë për të dhe gjithsesi do të arrestohet po qe i qasshëm për policinë”, ka thënë Stefanoviç për gazetën serbe “Kurir”. Haradinaj më herët ka thënë se është i gatshëm të vizitojë Preshevën e Medvegjën me ftesë të autoriteteve lokale duke shtuar se nuk do të lëvizë ilegalisht por me leje të autoriteteve serbe.

Fletë arresti për kryeministrin Haradinaj dhe Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të cilët Serbia i ka shpallur në kërkim, pavarësisht se emrat e tyre nuk ndodhen në Interpol. Por sipas ministrit serb Stefanoviç, Haradinaj dhe Thaçi janë në bazën e Interpolit, por nuk janë të dukshëm.

Kjo gazetë serbe kujton edhe deklaratën e presidentit Thaçi në vitin 2015, atëherë ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, se do vizitonte Beogradin. Gjithashtu, edhe atëherë Stefanoviç kishte paralajmëruar arrestimin e tij. Thaçi në fund e anuloi pjesëmarrjen në takimin ku kishte planifikuar të merrte pjesë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore