Ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajic, ka deklaruar se nesër do të duhej të arrihej marrëveshja rreth prefiksit telefonik për Kosovën. Sipas tij, nëse ndodh ndryshe, bisedimet mund të ndalen.
”Nesër është afati kur duhet të deklarohemi rreth propozimit të fundit, që ndodhet në tavolinë. Do të përpiqemi sot gjatë konsultimeve me Brukselin e Prishtinën të gjejmë një zgjidhje, por bisedime të reja nuk do të ketë”, është shprehur Ljajic për televizionin serb “Pink”.
Sipas tij, takimi i paralajmëruar ndërmjet kryeministrave, Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic varet nga rezultati i dialogut teknik për telekomunikacionin dhe energjetikën.
“Nëse s’ka marrëveshje, s’do të ketë as takim. Prandaj do të jetë e rëndësishme të arrihet një zgjidhje kompromise”, ka deklaruar ai për ”Pink”.
Marrë nga gazeta Ekspress
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com