Ministri sllovak: Shpresojmë që të gjejmë rrugën si të zhbllokojmë ngërçin për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë!

Ministri sllovak: Shpresojmë që të gjejmë rrugën si të zhbllokojmë ngërçin për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë!

 

Në fillimit të mbledhjes së ministrave për Evropën,  ministri i jashtëm Sloven Gašper DOVŽAN, u shpreh se gjatë presidencës sllovene të BE-së e cila fillon në 1 Korrik zgjerimi mbetet një faktor kyç.

“Është një ditë e mrekullueshme sot. Do të përgatisim një sërë çështjes. Marrëdhëniet me Zvicrën dhe Asocim stabilizimi është një faktor i rëndësishëm dhe Strategjia e zgjerimi është një politikë kryesore për vendin.  Gjatë ditës së sotme do të mbahen edhe konferencat e para Ndërqeveritare  për Serbinë dhe Malin e Zi, ku do të shkëmbehen idetë në lidhje me procesin deri tani dhe eceurinë e tij.“

Ministri i jashtëm sllovak Martin KLUS, u shpreh se zgjerimi do të jetë një nga tema kryesore. Sipas tij zgjerimi është një nga temat më të rëndësishme për vendin e tij.

“ Jam shumë i lumtur që sot ne hapim Konferencat e Para ndërqeveritare Serbinë dhe Malin e Zi. Dhe ne shpresojmë që të gjejmë rrugën si të zhbllokojmë ngërçin për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Presim të marrim rezultate të mira dhe përgjigje pozitive. Sepse kjo ka të bëjë me besueshmërinë e BE në këtë rajon dhe siç e theksova në fillimi për Sllovakinë ka rëndësi të madhe” tha Klus.

Ministrja e jashtme e Portugalisë  Ana Paula ZACARIAS, nën drejtimin e së cilës do të mbahet mbledhja e fundit e ministrave nën presidencën e Portugalisë.

"Një temë e rëndësishme mbetet zgjerimi. Është e rëndësishme të theksojmë se marrëveshja me IPA, është një mjet i rëndësishëm për të ndihmuar vendet kandidate. Pastaj ne do të diskutojmë se ku jemi me procesin me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë” tha Zacarias.

Në anën tjetër ajo theksoi Konferencën e Parë ndërqeveritare të Serbisë dhe Malit të Zi të cilat do të mbahen sot.

Në anën tjetër edhe Ministri irlandez për Çështjet Evropiane Thomas BYRNE, u shpreh se Zgjerimi vazhdon të mbetet në fokus të bisedimeve dhe ata e mbështesin fuqimisht atë. 


Lajmi kryesor:

Bullgaria bllokon negociatat me Maqedoninë e Veriut, e pëson edhe Shqipëria! S’ka datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare


  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët