Në takimin e tre ministrave të Brendshëm, atij shqiptar dhe gjerman e francez është diskutuar edhe për strukturën e re atë të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Gjatë fjalës së tij, ministri Saimir Tahiri tha: “ramë dakord me të dy kolegët për të ngritur një grup specifik pune, të cilët duhet të bashkëpunojnë ngushtësisht, veçanërisht për të ngritur kapacitetet e Byrosë Kombëtare të Hetimit në mënyrë që të kemi hetime efektive në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.
“Informova dhe kolegët për masat konkrete që janë marrë nga ministria, nga qeveria në tërësi dhe nga Policia e Shtetit në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe emigrimit të paligjshëm”, tha në fjalën e tij ministri Tahiri.
Sipas tij, “Shqipëria, në raportin e fundit të DASH ka dalë nga lista e zezë e vendeve me probleme serioze, në trafikimin e qënieve njerëzore”. Duke folur para medias Tahiri tha se, me homologët ka diskutuar për të luftuar krimin pasi ky është një fenomen që nuk njeh kufinj.
/Shqiptarja.com