Maturantët 'priten në besë'! 'Turi' s'u hoq nga vlerësimi, dalin përgjigjet e testit të Gjuhë Letërsisë, vetëm 760 maturantë morën 10-të

Maturantët 'priten në besë'! 'Turi' s'u hoq nga vlerësimi, dalin përgjigjet e testit të Gjuhë Letërsisë, vetëm 760 maturantë morën 10-të

TIRANE-Ditën e sotme ministria e Arsimit ka nxjerrë rezultatet e testit për provimin e Gjuhë Letërsisë për 32126 mijë maturantë. Me notën 10-të janë vlerësuar vetëm 2.45% ose 760 maturantë, ndërsa 3.11% janë mbetësa. Në numrin e vogël të maturantëve që kanë marrë notë maksimale duket se ka ndikuar edhe testi, që u kontestua me protesta.

Ministria e Arsimit premtoi pak ditë më parë se do të konsiderojë heqjen nga vlerësimi përfundimtar të ndonjë pyetjeje specifike që rezulton të ketë pasur nivel më të lartë vështirësie se sa niveli i njohurive të nxënësve, por në fund nuk e ka bërë dhe kjo ka kushtëzuar numrin e vogël të maturantëve që morën notën maksimale, por edhe atyre për të kaluar pragun. "Nuk është hequr asnjë pyetje. Ajo ka funksionuar shumë mirë dhe në përputhje me nivelin e vështirësisë që ka pasur" tha një burim për Report Tv nga Qendra e Shërbimit Arsimor.

Por cilat ishin pyetjet që u kontestuan nga maturantët duke u ngritur në protestë? E ndërsa kishin pakënaqësi për testin në tërësi, dy ishin pyetjet kryesore të kontestuara, e famshmja "Çfarë bëri Turi", që sipas maturantëve ishte subjektive dhe e poezisë së Lasgush Poradecit për nivelin e vështirësisë.

"QSHA vendosi se do të vlerësojë shpërndarjen e pikëve në bazë të rezultateve të nxënësve, si dhe do të konsiderojë heqjen nga vlerësimi përfundimtar i ndonjë pyetjeje specifike që rezulton të ketë pasur nivel më të lartë vështirësie se sa niveli i njohurive të nxënësve" tha ministria e Arsimit në datë 16 qershor, por sot theksoi se nuk është hequr asnjë pyetje.

Po sipas burimeve nga Qendra e Shërbimit Arsimor është përdorur e njëjta shpërndarje pikësh me maturën e 2019, pra 50-60 për të marrë notën kaluese. Sa i përket testeve të tjera, ai i matematikës dhe i lëndëve me zgjedhje, shkoi pa probleme teksa maturantët e cilësuan si të nivelit mesatar.

Kiko KETU për të parë rezultatin e testit të Gjuhë Letërsisë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj