Mes emocionesh mbyllet kapitulli i maturës shtetërore/ Nxënësit: Provimi shkoi mirë, ndihemi të çliruar që mbaruam
Kjo e enjte do të ulë për herë të fundit në bankat e shkollës maturantët, të cilët do të testojnë njohuritë e tyre në lëndët me zgjedhje. Ky është provimi i fundit i maturantëve, të cilët mbyllin kështu një cikël shkollor, për të filluar një sfidë të re, atë të universitetit.
Redaksia 18 Qershor 2020, 08:08 | Përditesimi: 18 Qershor 2020, 15:23
TIRANË- Maturantët përmbyllën sot kapitullin e maturës shtetërore duke dhenë provimin e fundit, të lëndës me zgjedhje. Mes emocionesh dolën nga dyert e shkollës, ku nuk mungua as përqafimet mes tyre. Brenda datës 23 qershor maturantët do të marrin rezultatet e testeve, ndërsa më 1 korrik do të fillojë shpërndarja e diplomave.
Nga dyert e shkollës maturantët dolën mes emocionesh. Edhe pse rastet me COVID-19 janë në rritje, grumbullimet mes maturantëve vijuan pa asnjë masë mbrojtëse.
Brenda datës 23, qershor maturantët do të kenë përgjigjet e 4 testime të maturës shtetërore, ndërsa më 1 korrik do të dalin dhe diplomat. Ky vit i pazokontë për maturantëve i ka privuar nga mbrëmja e maturës dhe ceremonisë së hedhjes së kapeles, që janë pritur me padurim nga ta, përgjatë 3 viteve të gjimnazit.
Më herët, maturantët janë testuar në provimin e Gjuhë- Letërsisë, test ky i cili ka ngjallur reagime të shumta pasi nxënësit kanë akuzuar ministrinë e Arsimit se teza e provimit kishte shumë gabime dhe pyetje që nuk testonin njohurit, por i ngatërronte ato. Pyetja e famshme "Çfarë bëri Turi" dhe përfshirja e autorit Lasgush Poradeci ngriti maturantët në protestë për 3 ditë me radhë, e ndërsa Ministria e Arsimit si përfundim njoftoi se pyetjet që janë kundërshtuar nuk do të jenë pjesë e vlerësimit.
Ndërkohë, ndryshe nga sa ndodhi me Gjuhë- Letërsisë, për maturantët provimi i matematikës ishte i nivelit mesatar.
Kukës/ Maturantët e Gjimnazit 'Havzi Nela' gati për provimet me zgjedhje nën masa anti-covid (VIDEO)
KUKËS- Maturantët e Gjimnazit "Havzi Nela" do t'i nënshtrohen ditën e sotme provimeve me zgjedhje, duke e mbyllur ciklin e sistemit parauniversitar.
Ata janë futur në ambientet e shkollës me radhë në distancë nën masa të rrepta për shkak të përhapjes së koronavirusit. Me maska kirurgjikale, doreza në duar, dezinfektim në ambientet e brendshme dhe matja e temperaturës.
Nderroni tezen se ishte e veshtire. Hahaha. Ketu ne Albanistan mos te genjeje mendja njeri se merr arsimim te vlefshem.
Përgjigju