Ministria e Arsimit publikon LISTËN E PLOTË të shkollave të dëmtuara nga 26 nëntori! Sa rindërtohen, rikonstruktohen dhe shemben

TIRANE - Drejtoria Vendore Arsimore Tiranë ka përpiluar listën ku është bërë bilanci i shkollave që do të rindërtohen pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, kur ka kaluar më shumë së një muaj nga tërmeti shkatërrues, që preku dhe shkollat në kryeqytet.

Më datë 6 janar rinisi procesi mësimor pas pushimeve zyrtare të festave, por jo të gjithë nxënësit kanë mundësi ta zhvillojnë mësimin në shkollat e tyre.

Nga lista e lëshuar nga Ministria e Arsimit, shihet se janë 2 shkolla në Tiranë që do të rikonstruktohen, 9-vjeçarja “1 Qershori” dhe “Ali Demi”, kjo si pasojë e dëmeve të marra. Po ashtu do të rindërtohen 13 shkolla 9-vjeçare, kjo pasi ishte e pamundur që mësimi të zhvillohet normalisht dhe i sigurt.

Nxënësit e këtyre 13 shkollave janë sistemuar në shkolla pritëse, ku në disa prej tyre mësimi zhvillohet më dy turne. Ndërkohë që janë hapur pjesërisht 3 shkolla, 9-vjecarja “Emin Duraku”, gjimnazi “Myslym Keta” dhe “Asim Vokshi”.

Kujtojmë se në shkollën “Emin Duraku” gjysma e godinës është jo funksionale, ndaj u mor vendimi që mësimi të zhvillohet me dy turne, në pjesën e godinës që nuk pësoi dëmtime nga tërmeti. Por prindërit që çojnë fëmijët në këtë shkollë, ishin kundër këtij vendimi të ministres së Arsimit, Besa Shahini, ndaj e kundërshtuan duke firmosur peticione e duke refuzuar që të çojnë fëmijët në shkollë.

Në muajin janar do të hapen gjimnazi “Sami Frashëri” dhe 9-vjecarja “26 Nëntori”. Gjimnazit “Sami Fashëri” iu vu shirit për shkak se në katin e tretë ë godinës, ra plotësisht tavani.  Disa ditë më pas u shkarkua dhe drejtoresha e këtij gjimnazi Teuta Dobi. Nxënësit e 'Sami Frashërit' u transferuan në dy shkolla pritëse, duke bërë mësim me dy turne, tek  “Qemal Stafa” dhe “Çajupi”.  

Vetëm shkolla “Pezë e Madhe” ka pësuar dëme të pariparueshme ndaj u mor vendimi për shembjen plotësisht të godinës.

13 shkollat qe do te rindertohen

LASGUSH PORADECI 9-vjecare
QAZIM TURDIU 9-vjecare
MURAT TOPTANI 9-vjecare
MUSINE KOKALARI 9-vjecare
HASAN VOGLI 9-vjecare
XHEZMI DELLI 9-vjecare
PEZE HELMES 9-vjecare
PEZE E VOGEL 9-vjecare
PAJAN 9-vjecare
MANGULL 9-vjecare
17 SHKURTI QESARAKE E VJETER 9-vjecare
SELIT E MALIT 9-vjecare
MJULL-BATHORE 9-vjecare

Lista e plote e shkollave te demtuara

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • [email protected]: 02/09/2020 14:45

    Nuk e meritojne kur kane te paafte ne poste drejtuese

    Përgjigju
  • Andi: 08/01/2020 19:48

    Po privatet i kontrolluat? Apo ne i kemi te tepert?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë