Ministrja e Arsimit zbulon FAKE NEWS që po qarkullon për nisjen e shkollës...KUJDES (Shpërndahet nga Facebook 'Besa Shahini')

Ministrja e Arsimit zbulon FAKE NEWS që po qarkullon për nisjen e shkollës...KUJDES (Shpërndahet nga Facebook 'Besa Shahini')

TIRANË - Ministrja e Arsimit, Besa Shahini tha se persona të paidentifikuar po shpërndarjnë lajme të rreme se mësimi është pezulluar për në qarqet e Durrësit dhe Tiranës deri më 9 dhjetor 2019. Në një postim në rrjetet sociale, ministrja thotë se ende nuk është marrë njoftimi se kur do të fillojë procesi mësimor, pas pezullimit të tij si pasojë e aksidentit të fuqishëm të së martës. Kjo do të bëhet thotë ministrja, vetëm pasi të bëhet i gjithë vlerësimi i infrastrukturave shkollore.

"Nxënës, prindër dhe mësues të dashur! Njoftimin zyrtar për rifillimin e mësimit do ta bëj pasi të mbyllim të gjithë analizat e vlerësimeve të infrastrukturave shkollore.

Ndaj, MOS MERRNI në konsideratë LAJMET "FAKE" si kjo këtu! Njoftimet e mia i publikoj tek kjo faqe dhe ato pastaj përcillen edhe në kanalet e ndryshme mediatike", shkruan ministrja teksa ka shpërndarë njoftimin e rremë që është bërë nga një profil në Facebook që mbanin emrin Besa Shahini, por që në fakt është i rremë. 

Kështu, vendimi se kur do të rifillojë procesi mësimor, ende nuk është marrë.

G.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?