
FTESË PËR OFERTË
- Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Adminstrimit të Ujërave, zhvillon proçedurën konkuruese për dhënien me qira të sipërfaqes së tokës prej 120.84 ha, Qarku Korçë.
- Subjektet e interesuar mund të kërkojnë informacion për proçedurën konkuruese, pranë Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave. Person kontakti: Lauresha Grezda, email: [email protected].
- Ofertuesit të paraqesin vetëm një ofertë, ku të angazhohen se pranojnë kushtet e përcaktuara në ftesën për proçedurë konkuruese dhe detyrimet që rrjedhin nga fitimi i proçedurës konkuruese. Shpenzimet e kryera për të marrë pjesë në proçedurën konkuruese nuk rimbursohen nga Autoriteti Qiradhënës.
- Ofertat duhet të shoqërohen nga dokumenta ligjorë dhe administrativë origjinalë ose kopje të noterizuar, si provë e kërkesave kualifikuese të përcaktuara dhe të dorëzohen në Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Adresa Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 2 – Tiranë.
- Vlera fillestare e qirasë së tokës bujqësore në pronësi të shtetit për hapjen e proçedurës konkuruese është 16,915 lekë/ha/vit (gjashtëmbëdhjetëmijë e nëntëqindepesëmbëdhjetë). Ofertat me vlerë më të ulët se kjo vlerë fillestare do të skualifikohen.
- Sigurimi i ofertës, që është në shumën prej 170,334 (njëqindeshtatëdhjetëmijë e treqindetridhjetë e katër) lekë, të dorëzohet së bashku me ofertën.
- Asnjë ofertues nuk do të përjashtohet nga pjesmarrja në proçedurën e konkurimit në bazë të shtetësisë.
- Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 01.09.2014, ora 11:00.
Përfaqësues të ofertuesve janë të ftuar të ndjekin hapjen e ofertave.












