TIRANE - Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes do të ndërmarrë masa për lehtësimin e procedurave për biznesin, të cilat pritet të fillojnë nga muaji prill.
Sipas burimeve nga kjo ministri, ankesat e shumta të biznesit për uljen e praktikave burokratike po shqyrtohen nga grupet e ekspertëve.
Ulja e praktikave burokratike, theksuan burimet kërkon ndërhyrje të thella ligjore dhe kjo do të marrë më shumë kohë. Kryesisht ankesat e biznesit kanë qenë për marrëdhëniet me administratën doganore dhe tatimore, uljen e kontrolleve të shpeshta nga ana e inspektorateve të ndryshme etj.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com