Ministria e Energjetikës heq 30 leje
minerare, s’kishin paguar detyrimet

Revokohen 30 leje të tjera në fushën e industrisë minerare nga ministria e Energjisë dhe Industrisë. Ky revokim vjen pas monitorimeve të vazhdueshme për zbatimin e detyrimeve ligjore nga ana e subjekteve te licensuara.

30 subjektet kanë mospërmbushje të detyrimeve ligjore, kryesisht për mospagesë të garancive financiare të mjedisit.

Ndërkohë që Ministria e Energjisë dhe Industrisë vazhdon të nxisë investimet dhe bizneset prodhuese në fushën e energjisë dhe të industrisë. Janë miratuar një sërë lejesh zhvillimore të cilat përfshijnë , ndërtimin e linjës së transmetimit të energjisë elektrike në Erskë-Përmet, ndërtimin e pjesës së mbetur të projektit Unaza e Jugut, ndërtimin e centralit elektrik fotovoltaik nga shoqëria ujësjellës kanalizime Korçë . Si dhe janë shqyrtuar një sërë projektesh të tjera. 

Gjithashtu, në zbatim të Kontratave Koncesionare për ndërtimin e hidrocentraleve, për vitin 2014 janë shqyrtuar gjashtë procedura për dhënie leje zhvillimore për ndërtimin e HEC-eve.

Lista e lejeve minerare për të cilat ka nisur procedura e revokimit 

1. Subjekti “Mu-Leu”
Leja minerare Nr. 890
2. Subjekti “Tirana Inert & Konstrusion”
Leja minerare Nr. 1128
3. Subjekti “Mineral-Invest”
Leja minerare Nr. 1104
4. Subjekti “Bledi”
Leja minerare Nr. 1205
5. Subjekti “AG Cahani”
Leja minerare Nr. 290
6. Subjekti “Roirmar”
Leja minerare Nr. 580/1
7. Subjekti “Ismaili”
Leja minerare Nr. 587/1
8. Subjekti “Mineral Invest”
Leja minerare Nr. 1113
9. Subjekti “Ylberi”
Leja minerare Nr. 249
10. Subjekti “Prendi 02”
Leja minerare Nr. 1028
11. Subjekti “Prodhime Karbonike”
Leja minerare Nr. 896
12. Subjekti “Neza”
Leja minerare Nr. 291
13. Subjekti “Margariti”
Leja minerare Nr. 1627
14. Subjekti “Madridi-I”
Leja minerare Nr. 1648
15. Subjekti “Kanina 1”
Leja minerare Nr.1144
16. Subjekti “Imperial Construcsion Plus”
Leja minerare Nr. 1654
17. Subjekti “Ardmir”
Leja minerare Nr. 1647
18. Subjekti “Co.Be.In”
Leja minerare Nr. 1066
19. Subjekti “Zotaj-Z”
Leja minerare Nr. 1035
20. Subjekti “Aj-Fd”
Leja minerare Nr. 1184
21. Subjekti “Emiliano”
Leja minerare Nr. 1031
22. Subjekti “Euro Inert Biba”
Leja minerare Nr. 1637
23. Subjekti “Zhopi”
Leja minerare Nr. 1036
24. Subjekti “Xhindi”
Leja minerare Nr. 1054
25. Subjekti “Union Idea”
Leja minerare Nr. 1162
26. Subjekti “Simaku”
Leja minerare Nr. 866
27. Subjekti “General Cement Albania”
Leja minerare Nr. 1221
28. Subjekti “General Cement Albania”
Leja minerare Nr. 1220
29. Subjekti “Tirana konstruksion”
Leja minerare Nr. 1560
30. Subjekti “Malvini”
Leja minerare Nr. 1064

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë

Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë