Ministria e Financave nuk ka pranuar të barazojë TVSH-në në bujqësi në 20% që ishte kërkesë e opozitës dhe e socialistit Erion Braçe.
Zv. ministri i Financave Yzeiraj: Ne do të mbajmë skemën e TVSH në bujqësi që është propozuar edhe këshilli i Ministrave.
Braçe: Ky qëndrim refraktar ka sjellë këtë gjendje të bujqësisë sot, ka 4 vite me rënie. Ky qëndrim më bën të mendoj se Ministria e Financave ka qëllim këtë gjë, të ndryshojë strukturën e ekonomisë duke goditur sektorë që kanë një funksion shumë të gjerë.
E dini që në çdo qytet janë krijuar tregje bujqësore, ku dalin të shesin bujq, nuk e shesin tek grumbullues. Tani kush je ti, kush është kjo qeveria që thotë që ti që prodhon dhe del shet vetë në tregun e Lushnjës nuk merret kompensim. Kush jeni ju që e thoni këtë?
Jam i regjistruar me NIPT, në Lushnje, në Korçë, në Elbasan, në Tiranë, në Durrës e të tjerë me radhë, dhe ju thoni që nuk japim kompensim për prodhimin tënd. Pse? Sepse nuk e çon te një grumbullues që është i regjistruar skemë te TVSH-së. Po kush jeni ju? Nuk duan me ta çojnë në grumbullues.
Lajmi kryesor:
Nga kompensimi i TVSH përfitojnë vetëm 10% e fermerëve, ata që kanë NIPT në tatime! Braçe dhe Bozdo vijnë me amendime, i rrëzon Komisioni i Ekonomisë












