Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka dënuar sulmin me raketë balistike nga Irani në hapësirën ajrore turke.
Përmes një reagimi, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka shkruar se Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Turqinë, i cili është partner strategjik i vendit tonë dhe aleat i NATO-s.
Duke përshëndetur reagimin e menjëhershëm të mbrojtjes ajrore që rrëzoi raketën, Ministria e Jashtme deklaron më tej se sulmet e papërgjegjshme të Iranit rrezikojnë të destabilizojnë rajonin e Lindjes së Mesme.
Reagim i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme:
Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Turqinë, Aleati ynë në NATO dhe partner strategjik.
I mirëpritur reagimi i menjëhershëm i kapaciteteve të mbrojtjes ajrore dhe kundër-raketore të NATO-s, të cilat neutralizuan raketën balistike dhe mbrojtën popullsinë civile, si dhe territorin e Aleancës.
Sulmet e papërgjegjshme të Iranit rrezikojnë të destabilizojnë më tej rajonin. Një mbrojtje e fortë dhe aftësitë parandaluese mbeten thelbësore për sigurinë kolektive të NATO-s.
Lajmi kryesor:
Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve në Iran: Nëse doni të vini në vend përmes rrugëve tokësore nga Turqia, kontaktoni me Ambasadën e Shqipërisë në Ankara








