Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, me anë të një njoftimi në rrjetet sociale bën me dije se me datë 1 gusht, kompania ajrore GullivAir, do të zhvillojë fluturimin e parë inaugurues nga Bullgaria në Tiranë.
Ministria sqaron se fluturimi i parë me pagesë për qytetarët do të zhvillohet më datë 6 gusht, ndërsa javën e ardhshme pritet të lançohet sistemi për rezervimin dhe blerjen e biletave.
Nga data 6 gusht deri më 15 shtator, kompania do të operojë 1 herë në javë, gjithmonë të premteve, ndërsa nga 15 shtatori deri më 28 shtator, shërbimi i tyre do të ofrohet në dy ditë të javës, më konkretisht të premten dhe të dielën.
‘Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se më datë 1 gusht, linja ajrore GullivAir do të zhvillojë fluturimin e parë inagurues Bullgari – Tiranë.
Fluturimi i parë me pagesë për qytetarët do të jetë më 6 gusht, ndërsa javën e ardhshme pritet të lançohet sistemi për rezervimin dhe blerjen e biletave, i cili aktualisht është në testim. Në periudhën 6 gusht – 15 shtator, kompania do të operojë 1 herë në javë, ditën e premte, ndërsa në periudhën 15-28 shtator do të operojë 2 herë në javë, të premten dhe të dielën.
Udhëtimet direkte javore Sofje-Tiranë-Sofje janë planifikuar për periudhën 6 gusht – 28 shtator 2021. Kompania Gullivair synon gjithashtu të mundësojë fluturime drejt destinacioneve të tjera për shtetasit shqiptarë, fillimisht drejt Burgasit, Bullgari.
Detaje të mëtejshme lidhur me fluturimet, oraret dhe datat do të publikohen në faqen zyrtare të aeroportit të Sofjes dhe kompanisë.’- njofton ministria e Jashtme.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
26.5%
-
Keq
55.6%
-
Nuk e di
17.9%
Vota total: 196
Lajme të tjera
-
Tiranë, protesta nesër, bllokohet bulevardi pranë bashkisë, policia bën thirrje të shmangen aktet e dhunës
25 Prill, 16:08
-
Vjen për herë të parë në Tiranë 'Festivali i Verës Merano', Veliaj: Histori suksesi për kryeqytetin, fokusi ynë të promovojmë produktet Made in Albania
25 Prill, 15:20
-
Godina e re për Bashkinë e Kamzës, anulohet tenderi mbi 8 mln lekë për projektin
25 Prill, 12:51
-
Basketboll meshkuj/ Fillon faza play-off, Besëlidhja fiton ndaj Tiranës në ndeshjen e parë
25 Prill, 11:55
-
Volejboll femra/ Skënderbeu shumë i fortë për Tiranën, korçaret me një dorë te titulli kampion! Fitojnë edhe në 'Asllan Rusi' (VIDEO)
25 Prill, 11:32
-
'EXPO Albania', studioja e arkitektit amerikan Steven Hall fiton konkursin për ndërtimin e qendrës së re të panaireve
25 Prill, 10:32
-
U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin tek dera e burgut
24 Prill, 18:50
-
I burgosuri me karrocë largohet nga burgu i Shën Kollit: Faleminderit Zotit që ia arritëm kësaj dite
24 Prill, 14:18
-
Gjykata pezullon ankandin për KF Tiranën, përmbaruesi për Report TV: Çështja do hetohet në themel
24 Prill, 12:59
-
Aksionet në ankand, presidenti i KF Tiranës kundërpadi në gjykatë! Çfarë kërkon Refik Halili?
24 Prill, 10:02
-
FOTOT/ Nuk kishin firmat e nevojshme, Kryesia e Keshillit Bashkiak rrëzon kërkesën e opozitës për thirrjen urgjente të mbledhjes
23 Prill, 21:24
-
‘Çipuri’, ish anëtari i bandës së Gaxhait në Vlorë vetëm pak ditë në qeli! Detajet si u lirua nga paraburgimi
23 Prill, 15:26