KOSOVE- Ministria e Jashtme e Kosovës informon se nesër nis deportimi kosovarëve nga Hungaria. Nesër do të bëhet ripranimi i 110 qytetarëve të Kosovës nga Hungaria, ku sipas MPJ-së kosovare, numri aktual i shtetasve të Kosovës që presin kthimin është rreth 500.
Ministria e Brendshme kosovare bëri të ditur se në mëngjesin e nesërm në Aeroportin Ndërkombëtar "Adem Jashari" në Prishtinë, do të kthehet kontingjenti i parë i qytetarëve të Republikës së Kosovës nga Hungaria.
Autoritetet kosovare, përmes ambasadës në Hungari, janë duke përcjellë me vëmendje zhvillimet që kanë të bëjnë me qytetarët e Kosovës, të cilët në përpjekje për të migruar në shtetet e Evropës, aktualisht ndodhen në Hungari.
Në Kosovë, dje, Policia ka arrestuar tetë persona, pas hetimeve të kryera që nga gushti i vitit 2012 lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi të organizuar që merrej me kontrabandim të migrantëve, krim të organizuar. (Foto ilustruese)
Redaksia online
(atsh/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com