Tensionet me Rusinë, Shqipëria: Mbështesim sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës! Duhet zgjidhje diplomatike! Mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare: Jemi krah aleatëve

TIRANË- Për rreth 1 orë, Presidenti Ilir Meta ka mbledhur sot Këshillin e Sigurisë, ku është diskutuar mbi situatën në Ukrainë, në një kohë ku konflikti me Rusinë ka precipituar ndjeshëm, ndërsa SHBA ka paralajmëruar për një pushtim të mundshëm brenda pak ditësh. Presidenti Meta dhe anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare konfirmuan se, Shqipëria, edhe si vend anëtar i NATO-s dhe anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është në krah të Ukrainës, në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të saj.

Presidenti Meta theksoi në mbledhje se është e domosdoshme mbajtja e kontakteve me qytetarët shqiptarë në Ukrainë, ndërsa ka nënvizuar edhe marrjen e masave për rritjen e sigurisë së infrastrukturës strategjike dhe garantimin e rezervave të shtetit për çdo rast, si dhe ndjekjen me vëmendje maksimale të zhvillimeve në rajonin tonë.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë ishin të pranishëm 14 anëtarët, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ministri i Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, kreu i Policisë së Shtetit Gledis Nano, kreu i komisionit të Sigurisë Nasip Naço dhe prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela. Në mbledhje nuk ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka pasi prej ditës së djeshme ndodhen në SHBA ku do marrin pjesë në Këshillin e Sigurimit të OKB. Në vend të Ramës ishte i zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe në vend të Xhaçkës ishte zv.ministrja e Jashtme Megi Fino.

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë vjen 3 ditë pasi Meta zhvilloi një takim me Ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Bajram Begaj, po për situatën në Ukrainë.

Ndërkohë Ministria e Jashtme ka rikonfirmuar edhe njëherë sot pozicionin e Shqipërisë mes konfliktit Rusi-Ukrainë. Me një postim në Twitter, Ministria bën me dije se vendi ynë mbështet sovraniteti dhe integritetin territorial të Ukrainës. Po ashtu i bëhet thirrje Rusisë që të de-përshkallëzojë konfliktin dhe të zgjidhë situatën në mënyrë diplomatike.

"Në këtë situatë të vështirë dëshirojmë të riafirmojmë edhe një herë mbështetjen e Shqipërisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ne ripërtërijmë thirrjen tonë që Rusia të de-përshkallëzojë dhe të zgjidhë situatën në mënyrë diplomatike", thuhet në postim.

Kujtojmë se vetëm 2 ditë më parë, Ministria e Jashtme i bëri thirrje shqiptarëve që janë në Ukrainë që të largohen sa më parë, duke marrë parasysh rrezikun e përshkallëzimit të situatës. Edhe SHBA dhe Britania e Madhe i kanë bërë thirrje qytetarëve të saj të largohen sa më shpejt nga Ukrainë, pasi në rast fillimi lufte do e kenë të pamundur evakuimin e tyre.

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës janë në kulmin e tyre, teksa Kievi ka kërkuar që prej ditës së djeshme një takim me Rusinë brenda 48 orëve për të shpjeguar rritjen e numrit të trupave në kufi, megjithatë nuk ka marrë ende një përgjigje.

Rusia, e cila ka më shumë se 100.000 trupa pranë kufijve të Ukrainës, mohon akuzat perëndimore se mund të planifikojë të pushtojë ish-fqinjën e saj sovjetik. Franca, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s kanë refuzuar kërkesat e Moskës për të përjashtuar mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në aleancën perëndimore të krijuar pas Luftës së Dytë Botërore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:37
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, Meta: Të mbajmë kontakte me shqiptarët në Ukrainë dhe të garantohen rezervat e shtetit për çdo rast

Presidenti i Republikës, Ilir Meta thirri sot mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku u diskutua rreth zhvillimeve më të fundit në kufirin Ukrainë – Rusi, si dhe rreth pasojave të një përshkallëzimi të mëtejshëm nga një agresion i mundshëm ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Presidenti Meta theksoi në mënyrë të veçantë domosdoshmërinë e evidentimit dhe mbajtjes së kontakteve me qytetarët shqiptarë me banim të përkohshëm në Ukrainë dhe mundësimin e evakuimit të tyre në rast nevoje, vijimin e reformave në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, forcimin e kapaciteteve kundër sulmeve kibernetike, marrjen e masave për rritjen e sigurisë së infrastrukturës strategjike dhe garantimin e rezervave të shtetit për çdo rast, si dhe ndjekjen me vëmendje maksimale të zhvillimeve në rajonin tonë.

Presidenti Meta dhe anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare konfirmuan se, Shqipëria, edhe si vend anëtar i NATO-s dhe anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është në krah të Ukrainës, në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të saj, si dhe nxit dialogun dhe rrugën paqësore për zgjidhjen e krizës aktuale.

Ora 16:43
Kuvendi i Shqipërisë: Mbështesim sovranitetin e Ukrainës, Rusia të qetësojë situatën

Në një kohë kur tensionet me Rusisë dhe Ukrainës po rriten gjithnjë e më shumë, ku SHBA lajmëron se lufta do nisë punë ditësh, Kuvendi i Shqipërisë bën thirrje që situata të zgjidhet me bisedime dhe me diplomaci. Kuvendi i Shqipërisë shprehet se mbështet sovranitetin dhe integritetit territorial të Ukrainës.

"Kuvendi i Shqipërisë mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Kuvendi i Shqipërisë, në këtë situatë të vështirë, dëshiron të ritheksojë mbështetjen e Shqipërisë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe të përsërisë thirrjen ndaj Rusisë për të shpërshkallëzuar dhe zgjidhur situatën në mënyrë diplomatike.

/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bubi: 15/02/2022 01:42

    Ja dhe Like koktuli ka mbledh karafilat te pine ndonje caj bashke e te bojne dy pare muhabet. Si rezultat morin leket per kete mbledhje pa kuptim dhe dalin me analiza VK.

    Përgjigju
  • Turi: 15/02/2022 00:31

    Po ky kokre idiotit,o Perendi e madhe,ca mban kjo toke! Mbledh ky kokre bizeles Keshillin e Sigurise. O pse nuk te ha nje mortje. Po ca do sigurosh ti o Strateg. O koke pordhe. Po ti je ku therret qameti o pis. Ik mos dil me! Po keta fendurinat qe ven nga mbrapa!!!!

    Përgjigju
  • Hahahaha: 14/02/2022 21:48

    Ministrat e edi brekushes ulen me nje hajdut president qe e kane shkarkuar ne parlament hahahaha hahahaha,e kuptoni qe jetoni ne nje vend meme qesharak?

    Përgjigju
  • Si miza te b.tha e kalit: 14/02/2022 19:37

    Hahahahaha

    Përgjigju
  • Mario: 14/02/2022 19:15

    Sa qesharak qe behet. Do te behet i rendesishem, por tashme ia kane vare teneqet nderkombetaret.

    Përgjigju
  • Mali m groopa: 14/02/2022 16:08

    Tani Ky koklopa mund ta tregoj. Vetem qe esht dhqiponj dukrence duke dal ne front te pare per mbrojtjen e ukraines

    Përgjigju
  • Spak USA: 14/02/2022 16:01

    Qekur Ky meta kunder rusis, kembe e kok me ruset ky kok pache

    Përgjigju
  • gret: 14/02/2022 14:47

    ed palla ka shkuar ne amerike te ndaloj putin, esht i vetmi njeri qe mund te ndaloj putin :)))))))))

    Përgjigju
    • Alb: 15/02/2022 00:10

      Ishte e pamundur qe Biden te trembte Putin te largohej nga Ukrania prandaj ka thirur Edin. Jam e sigurt qe me te folur me Edin ka per ti terhequr trupat nga Ukrania rusi.

    • Ai qe te …iu: 14/02/2022 15:22

      Ja dil tani e mbaj meren ti se po te zgjidh pune.

    • A...Zh: 14/02/2022 15:13

      Jo ne fakt, po e ndalon Likja!

  • Çun lagje: 14/02/2022 14:32

    ......me ndo1 2fletsh edhe mund ta ndihmojme Ukrainen

    Përgjigju
  • Gjeta pune: 14/02/2022 14:16

    Haha, shyqyr qe i mblodhe se bolle prite me macin ke sofra, jepi o “karpedan” foli Rusit se nuk i mer vesh koka me Blinken e katunar evrope qe i bin ne qafe Sales e ty, jepi njeher me shponjat . E mjer taralliu …

    Përgjigju
  • Ehuuu: 14/02/2022 13:21

    Tani do terhiqet rusia, pse nuk u mblodh me pare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki