TIRANË - Tirana zyrtare i kërkon Serbisë që të rikthejë në Kosovë dy policët e arrestuar. Përmes një deklarate zyrtare, selia diplomatike shqiptare ka dënuar "me forcë aktin e ulët të rrëmbimit të dy policëve të Republikës së Kosovës".

"Ministria e Puneve te Jashtme vlerëson se akte të tilla kriminale të motivuara nga struktura e mentalitete të vjetra e arkaike, nuk i shërbejnë aspak frymës së re të bashkëpunimit e fqinjësisë së mire në rajon mes vendeve që aspirojnë të antarësohen në Bashkimin Evropian", - thuhet në qëndrimin zyrtar të shperndare sonte në mbrëmje.

Sipas saj, Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë kërkon nga autoritetet përgjëgjese në Beograd të kthejnë në vendin e tyre policët e Republikës së Kosovës dhe të heqin dorë nga përseritja e akteve të tilla në të ardhmen".

(aq/shqiptarja.com)