Ministria e Kulturës: Asnjë dosje 
s'humbi pas përmbytjes së arkivit

Ministria e Kulturës: Asnjë dosje <br />s'humbi pas përmbytjes së arkivit<br>
Ministria e Kulturës e pyetur nga Report TV për pasojat e përmbytjes së arkivit të këtij isntitucioni në datën 30 nëntor, deklaron katër ditë më pas se “vetëm disa dosje” janë prekur nga lagështira, ndërsa materialet e kësaj arkive janë zhvendosur nga bodrumi i saj. 

Në kushtet e një gjendjeje të jashtëzakonshme, e cila ka goditur të gjithë vendin, ku si pasojë e rreshjeve të dendura të shiut ka patur probleme në të gjithë territorin e Shqipërisë, më date 30.11.2017, në mjediset e poshtme të Ministrisë së Kulturës ka pasur rrjedhje uji. Për pasojë disa dosje nga arkivat e ministrisë janë prekur nga lagështira”, është deklarata zyrtare e MK. 

Më tej institucioni deklraon se, “brenda ditës janë marrë të gjitha masat nga Ministria e Kulturës dhe janë ndjekur protokollet arkivore për konservimin e dokumentacionit, për heqjen e lagështirës dhe për ndryshimin e mjedisit të vendosjes së arkivit". "Pasi janë marrë masat e emergjencës MK deklaron se “Arkiva është zhvendosur e gjitha në mjedise të tjera dhe të sigurta”.

Më tej në deklaratën zyrtare është theksuar se “falë ndërhyrjes dhe respektimit të procedurave dhe angazhimit të plotë të specialistëve nuk është humbur asnjë faqe nga arkivi i MK. Jemi në proces verifikimi. Procesi mbikqyret dhe ndihmohet profesionalisht nga ekspertët e Arkivit dhe të Bibliotekës Kombëtare”.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false