Ministria e Kulturës: Ekspozita e
Thesareve, me fondet e IPA-s 

Ministria e Kulturës: Ekspozita e <br />Thesareve, me fondet e IPA-s 
TIRANE- Ministria e Kulturës ka deklaruar se ekspozita e Thesareve të Trashëgimisë Kulturore në Itali, nuk prek buxhetin ministror, por është financuar nga fondet e projektit IPA, duke iu përgjigjur kështu Auron Tares. Në shkrimin e tij të publikuar në gazetën "Shqiptarja.com", Tare thotë se “ky institucion është përgjegjës për promovimin e vlerave kulturore të trashëgimisë kulturore shqiptare”, por shtron pyetjen nëse “vendi ynë e ka apo jo luksin e shpenzimit të plot 150 mijë eurove, për një ekspozitë, të cilën në çdo vend të botës, shteti pritës e mundëson falas në bazë të marrëveshjeve të bashkëpunimit”.

Në reagimin e saj, Ministria e Turizmit thekson se “kostoja për një aktivitet të tillë madhor në Romë e Torino, jo vetëm është e justifikuar, por nëse do të ishte ndërmarrë nga ndonjë shtet tjetër, do të kishte qenë më e madhe”.

Sipas këtij institucioni, mbi 250 objekte arkeologjike dhe ikonografike u ekspozuan fillimisht nga “Palazzo Vittoriano”, vendi më prestigjioz i ekspozimeve, në qendër të Romës dhe pastaj, po kështu në “Palazzo Madama” në Torino.

Për shpenzimet e tjera që derivuan nga zhvillimi i këtyre ekspozitave, në reagimin e Ministrisë së Turizmit thuhet se “këto fonde dolën nga fondi i veçantë për 100-vjetorin dhe jo nga buxheti ministror, i cili falë thithjes së investimeve të huaja, vetëm vjet në masën 3.5 milionë euro vetëm nga fondet IPA, jo vetëm që ka shtuar investimet në menaxhimin e monumenteve të kulturës, por gjithashtu ka ulur barrën ndaj taksapaguesve shqiptarë pa i dëmtuar trashëgiminë dhe xhepat e tyre”.

Shumë shpejt kjo ekspozitë për Thesaret e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare do të hapet dhe në Prishtinë, në kryeqytetin e Kosovës, si shpalosje e thesareve të trashëgimisë së përbashkët kombëtare, ndërkohë që në reagimin e MTKRS thuhet se “nuk do të ketë shpenzime të tjera”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset