
NJOFTIM PER ANULLIM
Në vijim të publikimit për shpalljen e procedurës të konkurrimit “Për përzgjedhjen e ofertave nga operatorët e specializuar për realizimin e projektit “Festivali i Dritave” që do të zhvillohet më datat 28-29 nëntor 2014 në kuadër të festimeve të 70-vjetorit të çlirimit të vendit”, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 709, datë 24.10.2012 “Për procedurat e financimit të projekteve dhe veprimtarive artistike e kulturore”, Ministria e Kulturës me anë të këtij njoftimi komunikon Anullimin e konkurrimit për saktësim të dokumentacionit ligjor.
Ministria e Kulturës fton çdo të interesuar të marr pjesë përsëri në konkurrim. Detajet i gjeni në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës dhe në gazetat me tirazh kombëtar.
FTESË PËR OFERTË
- Ministria e Kulturës, me fondin limit të vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit prej 28.000.000 (njëzet e tetë milion) lekë me TVSH në kuadër të projektit “Festivali i Dritave”, si dhe në mbështetje të Vendimit nr. 709, datë 24.10.2012 “Për procedurat e financimit të projekteve dhe veprimtarive artistike e kulturore” zhvillon procedurën e përzgjedhjes së ofertave nga operatorët e specializuar për realizimin e projektit “Festivali i Dritave”, që do të zhvillohet në datat 28-29 Nëntor në kuadër të festimeve të 70-vjetorit të Çlirimit të vendit.
- Përzgjedhja e operatorëve të specializuar, do të behët sipas kushteve të mëposhtme:
- Çmimi i ofruar nga operatorët e specializuar në përputhje me specifikimet teknike të kërkuara bashkëlidhur.
“Festivali i Dritave”, 28.000.000 (njëzet e tetë milion) lekë me TVSH.
- Ofertat ekonomike te jenë në përputhje me specifikimet teknike të kërkuara bashkëlidhur.
- Dokumentacioni i specifikimeve teknike dhe ligjor i kësaj procedure, e gjeni në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës www.kultura.gov.al.
- Afati i fundit i paraqitjes dhe hapjes së ofertave është 6/11/2014 ora 13:00, në Zyrën e Protokollit pranë Ministrisë Kulturës.
- Ofertues apo Përfaqësues të autorizuar të tyre janë të ftuar të ndjekin hapjen e ofertave.











