Ministria e Kulturës kërkon drejtor të ri për 'Operan', Zana Çela në ikje pas mandatit që u tejzgjat për afro 6 vjet

Ministria e Kulturës kërkon drejtor të ri për 'Operan', Zana Çela në ikje pas mandatit që u tejzgjat për afro 6 vjet

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit

Ministria e Kulturës shpall garën për drejtor të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor. Aktualisht këtë pozicion e mban prej gushtit të vitit 2016, Zana Çela.

Arsyet për tejzgjatjen e mandatit të drejtores aktuale të TKOB në afro një mandat e gjysmë, Ministria e Kulturës i shpjegoi vetëm pak ditë më parë për “Report Tv”, duke thënë se TKOB është në fazën e riorganizmit që kërkon kohë dhe se do të ishte e padrejtë sikur të ishte bërë shpallja, apo të ishte bërë konkursi për drejtuesin e ri të këtij institucioni ndërkohë që nuk ka përfunduar kjo fazë.

Njoftimi i Ministrisë së Kulturës

Në zbatim të Ligjit 10352, datë 18.11.2010 “Për artin dhe kulturën”, i ndryshuar, si dhe kërkesave dhe procedurës së përcaktuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionin:

Drejtor i Përgjithshëm në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Populllor – Kategoria e pagës II-b

*Afati për dorëzimin e dokumenteve 19.04.2022

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:       

Objektiva artistikë

Të parashtrohet një platformë e ideve të reja manaxheriale dhe artistike, në përbërje të së cilës të përfshihen:

  • planifikimi strategjik i manaxhimit financiar dhe artistik të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.
  • platforma artistike për fëmijët dhe të rinjtë.
  • planifikimi i shkëmbimeve ndërkombëtare, veçanërisht mbarëkombëtare, ballkanike dhe europiane.
  • të adresojë sfidat aktuale të TKOBAP dhe të ofrojë zgjidhje alternative.

Objektiva të politikës kulturore

  1. Të zhvillojë marrëdhënie të qëndrueshme me institucionet arsimore përmes projekteve, që nxisin përfshirjen dhe krijimtarinë e të gjithë grupmoshave në përgjigje të politikës së Ministrisë “Edukim përmes kulturës”;
  2. Të krijojë lidhje me strukturat ekonomike dhe ato të biznesit publik e privat, për të ndërgjegjësuar dhe tërhequr një publik të ri;
  3. Të dëshmojë kreativitet dhe të ndërmarrë nisma frymëdhënëse, për të fituar audienca të reja;
  4. Të ketë përvojë në ndërtimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve me donatorë dhe grupe të tjera interesi, si dhe në ngritjen e fondeve prej burimeve të ndryshme – si të sektorit publik ashtu dhe privat dhe t’i dëshmojë ato.

Objektiva në administrim

  1. Të sigurojë ligjshmëri dhe transparencë të kontratave individuale dhe procedurave të punësmit;
  2. Të ndërtojë një plan të qartë buxhetor financiar, vjetor;
  3. Të bëjë të mundur rritjen e të ardhurave përmes burimeve të treta;
  4. Të ngrejë një sistem treguesish vlerësimi të punës së institucionit për të lehtësuar dialogun me Ministrinë e Kulturës prej nga varet;
  5. Kushtet për konkurrim dhe kriteret e veçanta:

1.1 Kandidati duhet të plotësojë kushtet për konkurrim si vijon:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore, që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  5. Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës;
  6. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  7. Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore;

 Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në shkenca ekonomike ose menaxhim të artit kulturor;
  2. Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion, si edhe përvojë të konsiderueshme në drejtim dhe menaxhim në fushën e artit, si dhe në drejtimin e projekteve kulturore;
  3. Të ketë përvojë në konceptimin dhe ekzekutimin e projekteve afatgjata në fushat e artit dhe të kulturës;
  4. Të ketë përvojë në krijimin/vënien në jetë të strategjive financiare, me qëllim realizimin e projekteve/aktiviteteve artistike;
  5. Të ketë përvojë në ndërtimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve me donatorë dhe grupe të tjera interesi, si dhe në ngritjen e fondeve prej burimeve të ndryshme – si të sektorit publik ashtu dhe privat dhe t’i dëshmojë ato;
  6. Të ketë aftësi të dallueshme komunikimi në ruajtje dhe zhvillim të kontakteve, brenda dhe jashtë institucionit, si dhe me partnerët vendorë e ndërkombëtarë;
  7. Të ketë përvojë në menaxhimin e programeve/nismave, në përputhje me politikat e Ministrisë së Kulturës;
  8. Të ketë aftësi të shprehura për iniciativë dhe kreativitet;
  9. Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze. Gjuhë të tjera të huaja përbëjnë avantazh.

 

  • Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Jetëshkrim (CV);
  2. Letër e shprehjes së interesit;
  3. Fotokopje të diplomës dhe të listës së notave të noterizuara;
  4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  5. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  6. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  7. Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  8. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.
  9. Platformë për administrimin dhe promovimin e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Asamblit Populllor.
  • Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

  • Njohuri mbi ligjin nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Njohuri mbi Ligjin nr. 10352, datë 18.11.2010 “Për artin dhe kulturën”, i ndryshuar;
  • Njohuri mbi Ligjin nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”;
  • Njohuri mbi Ligjin nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”;
  • Njohuritë mbi Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
  • Prezantimi i platformës për administrimin dhe promovimin e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Populllor.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë