Ministria e Kulturës mbylli përfundimisht ‘Onufrin’, por artistët e rikthejnë sërish

Ndonëse, Ministria e Kulturës në Tiranë, para tre muajsh e mbylli përfundimisht ekspozitën ndërkombëtare “Onufri”. Dekani i Fakultetit të Arteve Pamore, Ardian Isufi na rrëfen se edicioni i njëzet e katërt i “Onufrit” do të vazhdojë, por kësaj herë mikëpritsja e saj është Galeria Kombëtare e Arteve në Kosovë. Në këtë aspekt konkursi ndërkombëtar, që për ish-ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, nuk përmbushte pritshmëritë për skenën moderne do të vazhdojë jo vetëm në mënyrë simbolike, por edhe historike.

 “Ishte një shkëndijë intelektuale, ku së bashku me Elton Koritarin po mendonim, që mos të ngelte vetëm në konstatimin e një fenomeni, por ta kthenim në një propozim konkret. Ne nuk do të donim, që vetëm të konstatojmë fenomene, që nuk shkojnë, sikundër ndodhi edhe me “Onufrin”, që u hoq në mënyrë të padrejtë”, shprehet Ardian Isufi, dekan i Fakultetit të Arteve Pamore.

Në këtë kontekst artistët Isufi dhe Elton Koritari kanë bashkëpunuar me kësaj here me Galerinë e Kosovës, për ta risjellë sërisht në Tiranë.

 “Mendoj se është një moment i rëndësishëm jo vetëm për ne, por edhe për artistët që do të sjellin veprat e tyre, në një koncept kontestues, që lidhet me tema të caktuara, sociale, politike edhe shoqërore. Padyshim që do të jetësojë vazhdimësinë e Onufrit, që ishte shumë i rëndësishëm në artin pamor. Temat do të jenë pickuese, që mund të kenë lidhje me korrupsionin, anti-konformizmin apo inflacionin. Këto vepra do të vijnë nëpërmjet artistëve apo edhe njerëzve publik, që janë të angazhuar në artin pamor”.

Ky është një edicion vazhdues, që kërkon të ribashkojë artistët. Prandaj, nuk është e rëndësishme vetëm prezantimi i veprave, por do të ketë edhe një cikël takimet, që do ta bëjnë më të prekshme arsyet përse “Onufri” duhet që të vazhdojë. 

“Do të ketë një ftesë për të gjithë artistët, që do të përzgjidhen në bazë të një bordi kuratorial. Projektet do të zhvillohen në bazë të një procesi hulumtimi, ky lloj procesi do të jetë pjesë shumë e rëndësishme e ekspozitës. Pak debatit edhe dialogu artistik fituesi do të finalizojë këtë aktivitet, që nuk do të jetë thjesht në kuadër të vendit të parë. Një sfidë tjetër është edhe botimi për këtë edicion, që nuk do të përfshijë vetëm veprat pjesëmarrëse, por që të ketë edhe një impak studiues. Për ne ka më shumë rëndësi përmbajta, më shumë se ajo që përfiton “Onufri”. Ky është një “Onufër” simbolik, që për në buxheti nuk është i rëndësishëm, aq sa është i rëndësishëm vazhdimësia e këtij aktiviteti”.

Artistët janë akoma në fazat e para të procesit, në muajin nëntor do të jetë finalizimi i ekspozitës. Fondi për ekspozitën ndërkombëtare “Onufri” është rreth 10 mln lekë. 

/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • loku: 08/04/2019 17:05

    Ky idjoti Isufi le ta leje artin se eshte medioker dhe te shkoje te Sali krimineli....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital