Ministria e Kulturës zhvendoset në 
ish-Kinostudion “Shqipëria e Re”

Ministria e Kulturës zhvendoset në <br />ish-Kinostudion “Shqipëria e Re”
TIRANE- Ministria e Kulturës së Shqipërisë duke nisur që nga sot nuk do të jetë më në ish godinën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, ku ka funksionuar si institucion prej 8 vjetësh. Tetë vjet më parë për gati 100 ditë para se ministria të vendosej te ish LSHA, kjo godinë iu nënshtrua një rikonstruksioni, pasi mendohej se ky transferim do të ishte përfundimtar për institucionin e kulturës.

Pavarësisht debateve publike në duhej apo jo të shndërrohej në një institucion ministror streha që prej viteve ’70 kishte shërbyer si streha e letrave shqipe, vendimi u mor dhe gjatë gjithë këtyre viteve godina funksionoi si Ministri Kulture. Në konceptimin e ri që kishte marrë kjo godinë ishin kompozuar edhe 4 salla që shërbenin për ekspozita, biseda e diskutime mes artistësh, apo dy tarracat që mbanin emrat e “Vëllezërve Lymier” dhe shkrimtarit “Gjergj Fishta”. 

Mirëpo këto salla ishin kompozuar duke e shndërruar arkitekturën e brendshme dhe duke ndërhyrë në origjinalitetin e salloneve dhe të dhomave të godinës. Tashmë godina që mban firmën e arkitektit Dhimitër Dhespoti, inxhinier i xhenios në ushtrinë shqiptare të kohës së Zogut është e shndërruar në shumë aspekte të saj me kalimin e kohës. Me boshatisjen nga stafi i MK-së, ende nuk kemi një informacion zyrtar për fatin e godinës së ish LSHA-së, ku në mjediset e saj është ngritur pothuajse e gjithë historia e letërsisë shqipe.

Pra, zyrtarisht që nga dita e sotme Ministria e Kulturës do të kryejë funksionet e saj në një tjetër godinë, zonën e ish- Kinostudios “Shqipëria e Re”. Sot në orën 11.00 do të zhvillohet ceremonia e përurimit të ambienteve të reja në Ministrinë e Kulturës në ish Kinostudion “Shqipëria e re”. Tashmë ambientet e reja të këtij institucioni të rëndësishëm, kanë përfunduar procesin e rikonstruktimit dhe stafi i ministrisë e ka nisur punën për vitin 2015, në zyrat e reja. Kështu ka pohuar vetë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila ka njoftuar largimin nga godina e vjetër që ndodhet pranë Lidhjes së Shkrimtarëve në Rrugën e Kavajës dhe transferimin në e ambientet e reja të Ministrisë, në zonën e ish Kinostudios, në rrugën “Aleksandër Moisiu”.
 
Godinat e reja të MK-së me më shumë hapësirë
 
Në godinën e re, mësohet se hapësirat janë shumë më të mëdha dhe komode për punën e stafit të ministrisë. Nën moton “Vit i ri, godinë e re” është ndryshuar edhe logoja e mëparshme. Në logon e re duket e vizatuar godina e tanishme e Ministrisë së Kulturës. Punimet e godinës së re janë realizuar nga arkitekti Artan Shkreli. Godina e restauruar ka qenë dikur magazinë e kostumografisë së ish Kinostudios.
Investimi kryesor i godinës së re konsiston në pjesën e fasadës dhe ndriçimit.

Në brendi godina ka ruajtur autencitetin e ndërtimit dhe fizionominë që ka pasur përpara se të shkatërrohej. Investime janë bërë në fasadë, ku bie në sy për kompozimi që i ka dhënë një tjetër imazh ndërtesës. Sipas arkitektit Shkreli, punimet kanë qenë më të përqendruara në pjesën e fasadës.

Ai e ka quajtur këtë ndryshim të godinës si një ringritje prej rënies dhe lënies pasdore përgjatë viteve të kësaj godine. Ndërtesa qendrore e ish Kinostudios u projektua nga një arkitekt rus dhe u ndërtua me ndihmën e Bashkimit Sovjetik, në shenjë miqësie ndërmjet dy vendeve. Punimet e saj nisën në vitin 1948 dhe përfunduan në 10 korrik të vitit 1952 prej Enver Hoxhës, Hysni Kapos dhe ministrit rus, Leviçkini. Kjo ndërtesë e stilit neoklasik është konsideruar si unikale nga arkitektët.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 10 janar 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shkroi për trafikun e armëve drejt Britanisë, ambasadori shqiptar në Britani i pakënaqur me titullin e 'The Sun’ i sugjeron një tjetër

Shkroi për trafikun e armëve drejt Britanisë, ambasadori shqiptar në Britani i pakënaqur me titullin e 'The Sun’ i sugjeron një tjetër