REPUBLIKA E SHQIPËRISË
MINISTRIA E MJEDISIT
PROJEKTI I BURIMEVE UJORE DHE UJITJES
KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI
(SHËRBIME KONSULENCE– PËRZGJEDHJA E FIRMAVE)
MINISTRIA E MJEDISIT
PROJEKTI I BURIMEVE UJORE DHE UJITJES
KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI
(SHËRBIME KONSULENCE– PËRZGJEDHJA E FIRMAVE)
Republika e Shqipërisë
Ministria e Mjedisit
Projekti i Burimeve Ujore dhe Ujitjes
Granti Nr.: TF 014255
Titulli i paketës: Përzgjedhja e një Firme për krijimin e Sistemit të Monitorimit dhe Vlerësimit të Projektit të Burimeve Ujore dhe Ujitjes
Nr. i Referencës: WRIP/CS/CQ/005
Kjo kërkesë për shprehje interesi është në vazhdim të Njoftimit të Përgjithshëm të Prokurimit për këtë projekt, i cili u botua elektronikisht në “Development Business” më 25 Maj 2010 dhe të Njoftimit të Përgjithshëm të Prokurimit të Rishikuar, i cili u botua më 20 Dhjetor 2012, nr. WB5260-12/12.
Republika e Shqipërisë ka marrë financime nga Banka Botërore dhe nga Agjensia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) kundrejt kostos së Projektit të Burimeve Ujore dhe Ujitjes dhe synon të aplikojë një pjesë të financimit nga Granti për shërbimet e konsulencës për krijimin e Sistemit të Monitorimit dhe Vlerësimit të Projektit të Burimeve Ujore dhe Ujitjes.
Shërbimet e konsulencës (“Shërbimet”) përfshijnë krijimin e një sistemi monitorimi dhe vlerësimi që do të ndihmojë në vlerësimin e arritjes së objektivave të synuara të Projektit, nëse Projekti po zbatohet me eficensë dhe është i prekshëm për grupet e synuara të interesit. Qëllimi kryesor i kësaj kontrate është:

- Krijimi i një sistemi monitorimi dhe vlerësimi operacional për Projektin, që përfshin elementë të grupeve të interesit;
- Të ndihmojë në përcaktimin e indikatorëve bazë dhe objektivave vjetorë gjatë zbatimit të Projektit;
- Të krijojë një sistem të dhënash on-line dhe të instalojë software dhe hardware të nevojshëm;
- Të trainojë stafin në nivel qendror, rajonal dhe lokal në përdorimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të Monitorimit dhe Vlerësimit.
Periudha e zbatimit do të jetë rreth 18 muaj nga nënshkrimi i kontratës.
Ministria e Mjedisit fton tashmë firma konsulente të mundshme (“Konsulentët”) të paraqesin interesin e tyre në realizimin e Shërbimeve. Konsulentët e interesuar duhet të ofrojnë informacion që ata kanë kualifikimet e kërkuara dhe eksperiencën e duhur për realizimin e Shërbimeve. Kriteret e përfshirjes në listën e shkurtër janë: kualifikimet e përgjithshme të Konsulentëve, përshkrime të shërbimeve të ngjashme, përvojë në kushte të ngjashme dhe staf me aftësi të përshtatshme.
Konsulentët e interesuar duhet të tregojnë vëmendje ndaj paragrafit 1.9 të Udhëzimeve të Bankës Botërore: Përzgjedhja dhe Punësimi i Konsulentëve sipas huave të IBRD, kredive të IDA dhe Granteve nga Huamarrësit e Bankës Botërore, të Janar 2011 (“Udhëzimet për Konsulentët”), që përcakton politikën e Bankës Botërore mbi konfliktin e interesit.
Konsulentët mund të bashkohen me firma të tjera në formën e bashkimit të konsulentëve ose nën-konsulencës për të forcuar kualifikimet e tyre.
Një Konsulent do të përzgjidhet në përputhje me metodën e Përzgjedhjes së Bazuar në Kualifikimet e Konsulentit (CQ) të përcaktuara në Udhëzuesit për Konsulentët.
Informacion i mëtejshëm mund të merret në adresën më poshtë gjatë orarit zyrtar, nga ora 08.00 deri në orën 16.30 nga e dita e hënë deri ditën e enjte dhe nga ora 08.00 deri në orën 14.00 ditën e premte.
Shprehjet e Interesit duhet të dorëzohen zyrtarisht në adresën më poshtë dorazi ose me postë (edhe një kopje elektronike) deri më 24 Tetor 2014.
Ministria e Mjedisit (Zyra e Protokollit)
Në vëmendje: Z. Denis Grabocka, Manaxher i Projektit
Rr. e Durrësit, nr. 27, Tiranë, Shqipëri
Tel: ++ 355 4 2246171
E-mail: [email protected]